Sabiani kërkon nxjerrjen e vajzës nga BBVIP/ Ja mesazhi i papritur

132

Sabiani dukej një nga mbështetësit më të mëdhenj të vajzës së tij, Keisi, kur ajo u fut në Big Brother Vip.

Ai gjithmonë thoshte se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë i do qejfi.

Megjithatë duket se këngëtari ka ndërruar mendje. Kjo pas romancës së nisur së Keisit me Kristin.

Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur me disa postime që ka bërë në rrjetet sociale.

Majde ai shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me Keisin dhe e hoqi edhe nga friends-at.

Në një video të fundit të publikuar në Instagram, në mbishkrim Sabiani shkruan: “Ermiona merre dhe vajzën time jashtë kur të dalësh”.

Ky mesazh vjen pas skualifikimit të Ermionës nga Vëllai i Madh ditën e sotme.