Ta ç*aj ka*fkën!’ Agravon debati mes Evës dhe Luizit

147

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Evës dhe Luizit në “Big Brother VIP” pasditen e sotme.

Eva pati një debat me Kristin dhe ngritja e toneve zgjoi Luizin nga gjumi. Ai iu drejtua më pas Evës duke i thënë se nuk do e lëjë as ia të flejë në darkë sepse do bëjë muhabet me zë të lartë.

“Do ulem, do bërtas me sa të kem mundësi. Sa të fiken dritat më ke aty duke mbajtur fjalime.”- tha Luizi.

Mirëpo, kjo gjë ka nervozuar Evën e cila ka shpërthyer menjëherë.

“Nuk keni shans. Bëj muhabet ti, kur ta hash këtë (mikrofonin) kokës. Ia çaj kafkën të ma bëjë kastile. Ju doni të më luftoni mua. S’keni shans. Nuk ka as djali im. Dinjitetin, krenarinë…as i dashuri im, as djali im.”-tha ajo, madje edhe u përlot.

*Mbishkrimi në videon e mëposhtme i vendosur nga llogaria që ka publikuar videon në TikTok.

https://vm.tiktok.com/ZMYy2TEST/