Rritet tensioni midis Kiarës dhe Luizit: Nuk e di ky kë ka përballë Situata midis Kiarës dhe Luizit është akoma e tensionuar.

152

Rritet tensioni midis Kiarës dhe Luizit: Nuk e di ky kë ka përballë
Situata midis Kiarës dhe Luizit është akoma e tensionuar.

Ndonëse këngëtari po përpiqet të ulë tensionin mes tyre, moderatorja duket se është e vendosur t’i mbajë qëndrim duke mos i folur qe nga dite e lojes sekrete.

Së fundmi, teksa Luizi është përpjekur të bisedojë me Kiarën, duke përdorur pretekstin e antidjersës, Tito i është kthyer shumë ashpër: “Luan ky me nervat e mia. Nuk e di ky kë ka përballë akoma. Kur ta kuptojë do të jetë shumë vonë. Nuk jam zemra jote. Vazhdo prishi punë vetes.”

Edhe më herët, Luizi tentoi të bënte një hap, duke përqafuar Kiarën por u has me rezistencën e saj. Moderatorja i bëri të ditur se nuk ndihet gati që ta përqafojë e ta puthë. BISEDA: (Luizi tenton ta përqafojë) Luizi: Nuk po të shaj as po të pështyj.

Kiara: E kuptoj, po nuk jam gati, as të të përqafoj, as të të puth. Luizi: Po mirë jam gati unë. Kiara: Po mirë je gati ti.. Luizi: Duro. Kiara: Si duro? Luizi: Po duro përqafimin, se nuk po të jap shp ullë.

Kiara: E para, kujto fjalët që të thashë dje. Mbaji vath në vesh, nuk po i zbaton ato që unë të kam thënë. Nuk të them më, nëse nuk e ndjen, mos e bëj. Mos hajde të më përqafosh se nuk më ka kaluar. Vjen sikur nuk ka ndodhur asgjë.