Si do jetë ky muaj për të gjitha shenjat, çfarë ju pret? Kush prej jush do jetë shenja më me fat? Lexoni parashikimin e plotë nga Jorgo Pulla:

396

DASHI
I dashur Dash, ky muaji fsheh dinamizëm të mjaftueshme dhe energji, si në marrëdhëniet dhe në qellimet personale. Hëna e plotë tek Virgjëresha ne datën 2 të muaj kërkon vetëpërmbajtjën nevojshme dhe gjakftohtësi. Mund të keni konfuzione në mendime por edhe shprehje, prandaj është mirë të tregoheni të matur.Me Marsit tek Shigjetari deri në datën 17 të muajit, veprimi juaj karakterizihet nga optimizmi dhe fati. Pra, është mirë për t’u marrë me raste të vështira këtë periudhë për të arritur ti përfundoni me rezultatet më të mira. Të jeni të kujdesshëm se si shprehni veten dhe komunikoni me Merkurin që hynë në shenjën tuaj nga data 7 e tutje. Sidomos nga data 22 dhe tutje duke do të kuptoni se disa fjalë do të bjenë në vesh shurdhër dhe nuk do të jetë e lehtë për tu bërë të kuptushëm tek të tjerët ose për të kuptoni arsyetimin e atyre rreth jush.Çdo marrëveshje që duhet ta plotësoni gjatë muajit kujdesuni që të jeni brenda afateve kohore.Mos u rrembeni nga pasioni juaj dhe mos thoni gjëra për të cilat do të pendoheni.Sidomos për njerezit e mjedisit tuaj familjar.Me Diellin në shenjën tuaj nga data 20 përforcon durimin dhe vendosmërinë.Ruani ekuilibrin dhe shfrytëzoni mundësitë.

Parashikimet në dashuri
Pjesa sentimentale me Afërditën në shenjën tuaj nga data 8 e tutje do të jeni në gjendje të jetoni një kohë harmonike me partnerin tuaj.Interesi në marrëdhënien tuaj është rritur kështu që bëni atë që duhet për rregulluar gjërat midis jush.Jeni të gatshëm për të bërë kompromise dhe të toleroni,nëse kjo do ndihmojë në marrëdhënien tuaj.Dashuria është forca lëvizëse e vendimeve që do të marrni në aspektin e marrëdhënies tuaj dhe çdo vështirësi mund të kapërcehet falë saj.Objektivi juaj kryesor do të jetë harmonia,duke vënë pretendimet tuaja në sfond të dytë.

Parashikimet profesionale
Pjesa profesionale më Marsin tek Shigjetari deri ne datën 17 ju ndihmon për të kërkuar një ndryshim në punën tuaj ose edhe një rritje në detyrë si një shpërblim për përpjekjet dhe aftësitë tuaja.Nevoja juaj për zhvillimin dhe zgjerimin ju ndihmon për të bërë lëvizjet e duhura. Sjellja juaj në harmoni me mjedisin ju ndihmon për të fituar pelqimin e eprorëve tuaj. Hëna e re tek Peshqit ne datën 17 ndihmon për të bërë një fillim të ri, që ju sjell më afër ëndrrës suaj. Kushtoni vëmendje hënës e dytë te plotë të muajit qe formohet tek Peshorja ne datën 31 që ju vështirëson për të marrë vendime.Është e këshillueshme të shmangni vendimet në lidhje me financat tuaja,se gjerat nuk do jenë aq të qarta sa duhet.

DEMI
Ky muaj krijon mjaft trazira për shkak dy hënave te plota që formohet. Njëra do të jetë tek Virgjëresha ne datën 2, duke e bërë mendimet më të paqarta dhe duke trazuar besimet tuaja shpirtërore dhe tjetra tek Peshorja, prish marrëdhëniet tuaja si në nivelin personal dhe profesional. Kujdesuni këto ditë për të shmangur pasojat që do të kenë kohëzgjatje në kohë. Hëna e re tek Peshqit ne datën 17 përfundon një ciklel dhe nis një te ri. Imagjinata kryeson në sjelljen dhe vendimet tuaja. Besimi i tepruar tek ëndërrat ju bënë që të lëvizin male dhe të ndryshoni situata shumë vjeçare. Afërdita do të lëvizi tek Peshqit deri ne datën 17, pozicion i favorshëm për marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Ka mirëkuptim, vullnet të mirë dhe emocione të mjaftueshme. Kushtojeni këtë periudhë njeriut tuaj.

Parashikimet në dashuri:
Pavarësisht nga vështirësitë dhe tensionet, Merkuri tek Peshqit deri ne datën 6 ju jep mundësinë për të biseduar me partnerin tuaj më mirëkuptim dhe gatishmëri për të përmirësuar lidhjen tuaj. Klima bëhet e ngrohtë, konfliktet janë larguar dhe dialogu i sinqertë ndihmon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Pas datës 7 të muajit, Merkuri hyn tek Dashi, mbizoteron dinamizmi dhe energjia në mënyrën që ndërveproni me partnerin tuaj. Ndoshta nuk është një ide e mirë të trazoni situatat e së kaluarës që shkaktojnë siklet, sepse jo vetëm nuk do arrini të zgjidhni gje, por do të krijoni pakënaqësi. Nga ana tjetër,është e mirë të flisni me sinqeritet për ato që ju bezdisin,më mënyrë të drejtpërdrejt dhe pa frikë.

Parashikimet profesionale
Këto bashkëpunime janë të favorizuar për sa kohë Afërdita lëviz tek Peshqit, deri ne datën 7. Për këto ditë ju mund të bëni diskutime me profesionalizëm dhe mendime të qarta,në mënyrë që të arrini përfitime më të mëdhaja nga bashkëjetesës profesionale me disa njerëz. Nga moment që Merkuri do të lëvizë tek Dashi, ekziston mundësia të bëhëni sfidues, duke çuar diskutimet në debate. Mos e humbni energjitë tuaj pa arsye, përdorini ato më mënyrë konstruktive. Megjithatë, transaksionet financiare mund të jenë të favorizuar!

BINJAKËT
Ky muaj është i mirë për të lëvizur më qetësi dhe për t’u kthyer më shumë drejt anës suaj të brendshme. Hëna e plotë tek Virgjëresha ne datën 2 dhe Hëna e plotë tek Peshorja ne datën 31 do të shkaktojë konfuzion në mendime dhe trazira të brendshme. Ju do mendoni për të shqyrtuar disa gjëra që i keni konsideruar të dhënat deri tani. Ndoshta është më mirë të bëni disa ndryshime sado të vështira të jenë? Hëna e re,megjithatë,ne datën 17 ju bënë optimist dhe sjell në humor të mirë. Arrini një qetësi shpirtërore dhe po i afroheni ëndrrave tuaja.Ose keni arritur ti realizoni ato ose do të mendojnë për ide të zgjuara dhe alternativave që së shpejti do sjellin në jetën tuaj atë që konsideronit dëshira të fshehura deri tani.Është një ide e mirë për të planifikoni udhëtime dhe kontakte deri ne datën 21 të muajit që Merkuri do të jetë tek Dashi (7-21 mars). Këto ditë do të kenë energji, ambicie dhe dinamizëm që do ta bëjnë komunikimin me njerëzit tuaj mjaft të favorshëm për interesat tuaja.

Parashikimet në dashuri
Tek pjesa sentimentale duke filluar nga ky muaji, do të jeni në gjendje të përfitojnë nga Merkuri tek Peshqit. Sidomos deri ne datën 6 ju mund të flisni për atë që ju shqetëson me partnerin tuaj dhe përmes asaj bisede do të ndiheni më të qetë dhe të lehtësuar. Do këtë humor të mirë dhe ëmbëlsi që ju lehtëson tensionin dhe stresin. Nëse jeni beqar, ju mund të bëni njohje të reja dhe të terhiqeni përmes fjalës nga data 7 deri në 21 kur Merkuri tek Dashi ju ndihmon të keni komunikim dinamik, bindje dhe bukuri nëpërmjet fjalës. Me Hënën e Re tek Peshqit ne datën 17, një marrëdhënie e re mund të lindë dhe të jetë pikërisht ajo për të cilen keni kërkuar deri më tani. Sigurohuni që te shikoni mundësinë dhe kapeni atë!

Parashikimet profesionale
Në punën tuaj këtë muaj ju mund të keni arritje të mëdhaja. Duke shfrytëzuar Merkurin tek Dashi nga data 7 deri në 22 , ju mund të bëni kontakte dhe diskutime që do ju ndihmojnë për planet,karrierën dhe zhvillimin tuaj. Kufizoni impulsivitetin dhe qertësoni mendimet tuaj për të qenë te qartë me kërkesat që keni. Ju mund të bindni për idetë tuaja dhe t’i bëni të tjerët të besojnë në forcat që keni. Me pak fjalë, ju keni fuqinë për të frymëzuar, sepse vetëbesimi juaj krijon besim. Përsa i përket financave, përmirësimi do të vijë përmes lëvizjeve dinamike dhe zgjedhjeve vendimtare. Duke lëvizur më frikë, nuk do të shihni përmirësimin që dëshironi.

GAFORRJA
Psikologjia juaj gjatë këtij muaji do të këtë ulje dhe ngritje, duke pasur parasysh se Hëna e plotë zhvillohet tek Virgjëresha në fillim të muajt dhe tek Peshorja në ditën e fundit të marsit. Këto fakte prishin stabilitetin e botës tuaj sentimentale, por jo për të krijuar pengesa,por për tju vënë në gatishmëri dhe për të përcaktuar situata të caktuara në jetën tuaj.Hëna e parë e plotë ju bën të organizoni veten më mirë dhe mos lini emocionet të veprojnë në situatat që kërkojnë logjikë të ftohtë.Nga Hëna e dytë kuptoni rëndësinë e harmonisë dhe ekuilibrit në jetën tuaj. Besoni më shumë tek vetja dhe jepni rëndësi asaj që me të vërtetë vlen në qoftë se doni të ndiheni me të vërtetë mirë me veten.Jupiter vazhdon të lëvizë tek Akrepi, duke i dhënë fshehtësi lëvizjeve që bëni për të hecur përpara.Nga data 9, do të këtë një inerci dhe një vonesë në zhvillimet qe prisni.Tregoni durim dhe gjërat do të përmirësohen së shpejti.

Parashikimet në dashuri
Emocionet këtë muaj ju nxisin të ndjiqni impulset dhe të dëgjoni nevojat tuaja reale.Mos mendoni paragjykimet e shoqërisë, sepse ajo do të arrijnë tju frikësojë dhe tju zhgënjyejë duke terhequr dhe partnerin tuaj në të njëjtën ndjenjë. Jupiteri tek Akrepi jep optimizëm për të ardhmen, pasi kjo do të jetë frymëzim për rrjedhën e marrëdhënies tuaj. Ju keni synimet për të ardhmen dhe do të bëni mirë të diskutoni me partnerin tuaj për të marrë vendime të përbashkëta. Hapi i ardhshëm nuk do të vonohet për tu bërë për aq kohë sa ju ndiheni të gatshëm për të dhe ta shprehni hapur.Nëse jeni beqar,në javën e parë të muajit – me Afërditën tek peshqit, ju ndihmon për të krijuar një marrëdhënie të ngrohtë dhe të dashur me personin që keni ardhur afer kohën e fundit. Duket sikur ai do të jetë në gjendje të kënaqë ëndrrat tuaja.

Parashikimet profesionale
Në biznes, muaji do t’ju japë mundësi për të shfrytëzuar, mjafton të lëvizni në mënyrë dinamike, ashtu si sundimtari juaj Merkuri tek Dashi nga data 7 e tutje. Deri në datën 22 ku kthehet në drejtim të kundert, bisedat tuaja do të karakterizohen nga dinamizmi dhe guximi. Jeni në gjendje për të kërkuar, për të bindur edhe kërkuar gjëra, duke marrë në fund ato që shpresonit. Hëna e re tek Peshqit ne datë 17 ju jep mundësinë për të bërë një fillim të ri edhe në punën tuaj.Nëse kërkoni diçka që do të bëjë që të dilni nga mërzitja e monotonisë dhe do ju ndihmojë për të shprehur kreativitetin tuaj, është moment më I mire për ta realizuar ate. Tek financat, shfrytëzoni pozicionin e favorshëm të Merkuri tek Dashi, për të rritur shitjet dhe fitimet nëpërmjet tregtisë.

LUANI
Sundimtari juaj Dielli do të jetë tek Dashi nga data 20 e tutje. Kjo do të thotë se dinamizmi dhe vendosmëria juaj arrijnë nivelet maksimale.Fuqia e pastër dhe energjia absolute do të mbizoterojë tek lëvizjet tuaja.Ju do të ndiheni më të sigurt se kurrë. Ky besim do të japi siguri tek ata rreth jush, duke i bërë tju besojnë dhe mbështesin. Spontaniteti do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat dhe të merrni nxitjën që ju nevojitet kur logjika ju pengon. Në hënën e parë të plotë të muajit,tek Virgjëresha ne datën 2 mars, do të ketë një tronditje në gjykimin tuaj! Çfarë do të thotë kjo? Logjika është e tronditur, kështu që ju humbni kontrollin e gjerave dhe dalni jashtë orarit. Me qetësi, ju do të arrini të mbani kontroll, edhe pse ne datën 31, me hënën e dytë të plotë tek Peshorja, do të krijohet një shqetësim në marrëdhëniet tuaja. Harmonia është bërë më e vështirë dhe ju kërkohet të bëni më shumë përpjekje për të shmangur tensionet.

Parashikimet në dashuri
Në ndjenjat tuaja, me Afërditën tek Dashi, do të ketë spontanitet të theksuar,por edhe sinqeritet. Impulsi ju drejton. Do të jetë një nga rastet ku do doni të bëni gjëra të çmendura me bashkëshortin tuaj,të ndjeni zemrën tuaj duke rrahur fortë dhe adrenalin të arriji kulmin.Gjerat të vakëta nuk do të kenë vend në marrëdhënien tuaj. Në të njëjtën kohë, ju bëheni të sinqertë,gje qe ndihmon lidhjën të zhvillohet në një bazë të qendrushme. Nëse jeni beqar, dinamizmi që do të rrezatoni do të magjepsë seksin tjetër dhe do të keni disa propozime. Vetëm sigurohuni që mos arrini te skajet,pasi nuk do të jetë e vështirë të tregoheni arrogant dhe mendjëmadh, duke prishur imazhin tuaj.

Parashikimet profesionale
Në profesion, do të ketë një ndikim pozitiv që do të vijë njëkohësisht nga dy planete, Merkuri hyn tek Dashi ne datën 7 dhe Afërdita ne datën 8. Ky kombinim fsheh mundësi të pabesueshme për punën tuaj dhe bashkëpunimet ose marrëdhëniet në vendin e punës. Logjika juaj fiton forcë dhe ju jeni në gjendje të bindni edhe më skeptikët. Përdorni argumente të forta dhe dinamizmi nuk lë hapësirë për dyshime.Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet me ata rreth jush bëhen më të sinqerta dhe spontane. Kështu, krijohet besimi për të mbështetur çdo plan ambicioz. Me Marsin tek Shigjetari, veprimi juaj sjell përparime të rëndësishme në punë, si dhe në financa. Çfarëdo që të bëni do të këtë fuqi afatgjatë dhe rezultatet do të shihen herët a vonë. Luani saktë dhe nuk do të zhgenjeheni. E vetmja gjë negative është se pothuajse i gjithë muaji do të kërkojë rezerva të mëdha të energjisë dhe qëndrueshmërisë. Pra sigurohuni që të relaksoheni here pas here.

VIRGJERESHA
Që në fillim e bën të këtë muaj të dallojë më praninë e tij. Hëna e plotë në shenjën tuaj ne datën 2 krijon disa përçarje në komunikim dhe transport. Çfarë do të thotë kjo? Kini kujdes më ato që thoni dhe mbi të gjitha mbani veshët dhe mendjen tuaj të hapur. Nuk do të jetë e vështirë të keqkuptojmë njerëzit dhe situatat. Në të njëjtën kohë, i kushtoni vëmendje lëvizjeve tuaja, sepse jeni të prirur për aksidente. Sundimtari juaj Merkuri do të jetë tek Peshqit deri në ditën e 6-të. Këto ditë ju bëjnë që të dukeni më i matur apo edhe pasivë në pretendimet tuaja.Është një kohë e mirë për të qetësuar shpirtrat në marrëdhëniet të tensionuara.Por në qoftë se ju doni të bëni marrëveshje të reja, nëse keni pretendime për një vend më të mirë pune, kërkoni informacione të reja në një nivel personal, përfitoi nga pozicionin e Merkurit ne datën 7 dhe tutje qe bën hyrjën e tij tek Dashi. Kjo periudhë, deri ne datën 21, ju jep mundësinë të kërkoni atë që shpirti juajdeshiron. Drejtësia dhe ndershmëria juaj nuk lë vend që bashkëbiseduesi të fshihet pas justifikimeve. Ju jeni të qartë dhe të vendosur, prandaj fitoni atë që dëshironi. Mbani qetësinë tuaj në hënën e dytë të plotë të muajit tek Peshorja ne datën 31, e cila arrin të trondisi gjykimin tuaj dhe t’ju bëjë të dyshoni për disa situata.

Parashikimet në dashuri
Pjesa emocionale duket se është mjaft e prekur nga Saturni tek Bricjapi që ju jep urtësi. Përvoja ju ndihmon të përballoni vështirësitë në marrëdhënien tuaj. Jeni të organizuar dhe kjo ju ndihmon të mbani një qëndrim të denjë ndaj partnerit tuaj.Bilanci ruhet dhe klima do të jetë mjaft e favorshme gjatë gjithë muajit. Ju e dini tani se për cila situata ja vlenë të shpenzoni energjinë dhe për cilat duhet të tregoni mirëkuptim dhe qetësi. Në të njëjtën kohë, me Marsin tek Bricjapi që nga data 18, sensualiteti juaj është disi i kufizuar. Pra, nëse jeni beqar, ju arrini të shihni nën sipërfaqen dhe jo vetëm për kënaqësinë seksuale. Ju shikoni për gjëra më thelbësore dhe siguroheni që jeni të qartë për partenerët e rinj. Ka shumë ngjasa të gjejë ate që do ta vlerësojë qëndrimin tuaj.

Parashikimet profesionale
Në punë këtë muaj do ju ndihmojnë të lëvizni në mënyrë dinamike, por edhe më levizje të orjentuara. Energjia juaj nuk do të jetë e pakontrollueshme.Përvoja dhe mësimet që keni mësuar nga e kaluara do të jenë të vlefshme për t’ju ndihmuar të veproni më mirë dhe në praktikë. Pra koha që i kushtoni çdo punë shfrytëzohet me mënyrën me të mire të mundshme. Ju dini se çfarë të shmangni dhe çfarë duhet të kujdesni. Me këtë sjellje fitoni përshtypjet dhe mbështetjen e kolegëve. Me Merkurin tek Dashi nga data 7 deri në 22 mund të fitoni shumë gjëra nëpërmjet bisedave. Bindja juaj do të jetë e mjaftueshme për t’ju dhënë atë që kërkoni dhe jo vetëm. Në ekonomi, përmirësimi pritet dhe shpejt madje.Nëse keni të bëni me shitjet, ky muaj ju premton fitime të mëdhaja!

PESHORJA
Peshore e dashur, Marsi fillon me Merkurin dhe Afërditën tek Peshqit përkatësisht deri në datën 6 dhe 7. Këto pozicione do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për shenjën tuaj. Marrëdhëniet dhe klima brenda tyre bëhet më e ngrohtë dhe harmonike.Tonet do bien dhe mund të arrihen biseda të bukura me rezultate të mahnitshme. Kjo periudhë është e përshtatshme për tu afruar më njerëzit me të cilët nuk keni pasur kontaktin më të mirë kohët e fundit. Ju mund të gjeni më shumë pika të përbashketa me kolegun ose eproret tuaj. Ju mund të shfrytëzoni rastin dhe të rregulloni gjërat të ndodhin në marrëdhënien tuaj.Hëna e re që formohet në datën 17 është tek Peshqit, kështu që cikli i ri hapet ju sjellë më afër realizimit të ëndrrës tuaj. Vetëm kujdesuni që të tregoni durim këtë muaj, pasi fenomeni i Hënës së Plotë do të realizohet dy herë. Në datën 2 tek Virgjëresha dhe në 31te Peshorja. Mbani durimin tuaj dhe i shihni këto ditë si një provë për fuqinë tuaj. Pra, ju do të kuptoni se sa e rëndësishme do të jetë të qëndroni të organizuar për çdo gjë që bëni. Me Merkurin tek Dashi nga data 7 ju mund të arrini shumë gjera dhe të rendesishme në transaksionet tuaja financiare. Ju keni dinamizëm dhe energji që ju nxit të bëheni aktive.

Parashikimet në dashuri
Ndjenjat nuk duket të kenë ndonjë ndryshim të veçantë. Megjithatë, do të jetë një muaj i këndshëm. Në fillim do të ketë butësi dhe ndjenja të ngrohtë. Ju mund të bisedoni me bashkëshortin tuaj pa frikën e tensioneve dhe presioneve. Ju do të jeni në gjendje të flisni për ankthet tuaja dhe të sqaroni disa situata në mendjen tuaj që ju shqetësojnë në lidhje më marrëdhënien tuaj. Nga data 7 deri në 22 që Merkuri do të lëvizi në drejtim të drejtë tek Dashi, mund të krijojë diskutime të nxehta, të flisni më mënyrë të drejtpërdrejtë dhe për të vënë gjërat në vend. Nëse ju jeni beqar është një kohë e mirë për të zbuluar ndjenjat tuaja personit që ju intereson, ose të pranoni admirimin e një personi i cili nuk e kishte kuptuar se kishte ndjenja për ju. Nëse jeni në lidhje, ky muaj ju ndihmon të bëni themelet e marrëdhënies tuaj më të fortë dhe të qendrueshëm nëpërmjet sinqeritetit.

Parashikimet profesionale
Në punë, keni mundësi për të kapërcyer boshllëqet në bashkëpunimet tuaja.Nuk do të ketë vend për keqkuptime dhe dyshime.Idetë tuaja do të jenë mjaft të zgjuara për të gjetur hapësirën e duhur si dhe pranimin.Sa më mire ti promovoni aq më të mira do të jenë rezultatet që do të merrni. Gjithashtu, ky muaj përforcon tregtinë dhe udhëtimin që lidhet me punën.Nëse i përkisni profesioneve të lira, është mirë që këtë muaji të udhëtoni, të krijoni kontakte të reja, të përhapni idetë tuaja dhe të terhiqni klientë të rinj.Pra, rritja e fitimeve tuaja do të jetë çështje kohe. Në të njëjtën kohë, me planifikimin e duhur, do të jeni në gjendje të rregulloni punët në pritje që kanë qenë prej kohësh të papërfunduara.Angazhimi juaj do ju bëjë të përparoni shumë më punët tuaja.

AKREPI
I dashur Akrepi, ky muaji që do të kërkojë një përpjekje më të madhe nga ana juaj për të arritur ato që keni nevojë. Jupiter nga data 9 dhe tutje lëviz në drejtim të kundert më shenjën tuaj, duke komplikuar zhvillimin e gjërave. Kjo do të thotë që ju duhet të përpiqen më shumë për të promovuar idet qe keni, madje edhe në jetën e përditshme. Për të patur sukses ju do ju duhet organizim i përsosur dhe planifikim. Mos i lini asgjë fatit. Megjithatë, ju nuk duhet të shqetësohen për të gjithë këtë situat. Ju vetëm duhet të përshtasni mënyrën që veproni më kërkesat e jetës së përditshme. Edhe nëse ndonjëherë ju humbni guximin tuaj të mos heqni dorë, sepse e gjithë kjo situate është e përkohshme. Çështja është që të bëni levizje të sakta për të mos krijuar pasoja që do të komplikojnë të ardhmen. Me Merkurin tek Dashi lëviz në drejtim të drejtë nga data 7 deri 21 do të jeni në gjendje të përfitoni shumë nga kontaktet që keni me të tjerët.Aty do të gjeni ndihmë dhe mbështetje, sidomos nga ata që janë të afërt me ju. Hëna e pare e plotë tek Virgjëresha ne datën 2 dhe e dyta tek Peshorja në datën 31,që do të testojnë edhe më tepër fuqitë tuaj. Përfundimi? Me ndihmën e mirë nga të dashurit do të jetë në gjendje për ti përballuar të gjitha.

Parashikimet në dashuri
Jeta juaj emocionale ju kërkon të ktheni vëmendjën tuaj tek ajo.Ndoshta e keni lënë pas dore partnerin tuaj kohët e fundit dhe tani ju duhet të sqaroni disa gjëra me të.Largoni pasiguritë qe keni krijuar qoftë se dëshironi që të keni një jetë të qetë private.Afërdita do të jetë tek Peshqit deri ne datë 7 të muajit, duke ju dhënë mundësi të shkëlqyera për të riformuar marrëdhëniet. Largoni hijet dhe organizoni gjëra mes partnerin dhe jush.Nëse jeni vetëm, kjo periudhë do ju ndihmojë të takoni njerëz të rinj dhe përmes këtyre njerëzve të njifni dhe gjysmën tuaj.Embëlsia që ju jep pozicionin i Afërditëst ju bën të pëlqyer dhe simpatik në sytë e të tjerëve. Luajni lojën e joshje dhe flirtoni më personin që ju intereson. Sidomos Hëna e Re tek Peshqit në datën 17, ëndrrat tuaja të bëhen realitet.

Parashikimet profesionale
Muaji nuk pritet të sjellë ulje- ngritje të veçanta në punën tuaj.Me përjashtim disa pengësa të vogla të cilat do ju vështirësojnë pak, duket se gjërat do të zhvillohen normalisht. Duhet të dini se ky muaji nuk do ju ofrojnë ditë të rehatshme në punë. Ju kërkohet për të konfirmuar natyrën tuaj se duhet të keni durim dhe këmbëngulje për të përballuar çdo vështirësi. Duhet të bindni ata rreth jush në lidhje me idetë tuaja, sepse nuk janë në gjendje për ti pranuar pa debate. Gjithashtu, për të arritur një rezultat të mirë dhe negocim duhet të përpiqeni më shumë se zakonisht. Në ekonomi, është e këshillueshme të shmangni rreziqet dhe ekspozimet e mëdhaja.Me vonesat që do të shfaqen,nuk do të jeni në gjendje për ti përballuar si ju të kërkohet.

SHIGJETARI
Mjedisi planetar do të jetë i pasur këtë muaj, duke ju dhënë shumë ndikime. Mendoni vetëm se ky muaji do të ketë dy Hëna të plota tek Virgjëresha në datën 2 dhe tek Peshorja ne datën 31. Këto ditë është e këshillueshme që të jeni të kujdesshëm, duke i kushtuar vëmendje detajeve dhe organizimit të mirë. Ju gjithashtu do të ndjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm të humbasi për një kohë, por kjo do të jetë e përkohshme. Këto janë efektet që ju merrni dhe ju trondisin. Me Diellin tek Dashi nga data 20, fillon një periudhë me shumë dinamizëm,vendosmëri dhe veprimtari intensive. Ju ndiheni të sigurt për pikat e forta dhe planet tuaja. Pra, do të jeni në gjendje të përballeni më pengesat dhe ngatëresat qe sjell Jupiteri tek Akrepi nga data 9. Pavarësisht vonesave dhe pengesave, duket se arrin të ruajë drejtimin tuaj.Me Afërditën tek Dashi në datën 8, marrëdhëniet dhe partneritetet po përmirësohen ndjeshëm. Sqarimet që do të bëhen do të përfundojnë në marrëdhënie të forta dhe do ju japin forcë.

Parashikimet në dashuri
Në pika juaj e referimi do të jetë hëna e re tek Peshqit në datën 17. Kjo pikë herë shënon mbylljen e një cikli dhe hapjen e një të riu. Tani ndjenja bëhet më e thellë dhe më thelbësore. Ëndrrat tuaja janë duke u realizuar dhe kanë fuqinë për të drejtuar mendimet dhe veprimet tuaja. Qëllimi bëhet i qartë në sytë tuaj, kështu e pasqyroni dhe në marrëdhënie .Pra, nëse jeni, në lidhje, vendimet që bëni për të ardhmen tuaj do të jenë të tilla që të përjetoni atë që mendoni se është ideale. Nëse partneri juaj ka të njëjtat dëshirat më ju, ai do të gjykojë rrjedhën e lidhjes suaj. Nëse ju nuk jeni në lidhje, me Hënën e re keni shumë shanse për të gjetur personin që do ju kënaqi dhe do ju rrembejë në një botë të plotë të lumturisë dhe kënaqësisë.

Parashikimet profesionale
Në punë dhe planet financiare do të shihni se gjërat do të shkojnë shumë mirë dhe ju pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe vonesat qe shkakton Marsi tek Akrepi deri ne datën 30 dhe Neptuni tek Peshqit nga data 13 dhe tutje, gjithmonë do të gjeni mënyrat për t’u marrë me ta me sukses. Ky muaj do ju japë disa mundësi dhe aftësinë për të ruajtur disa nga arritjet tuaja. Tani mund të mësoni se disa elemente të reja vijnë në sipërfaqe për të përshtatur nevojat profesionale me virtytet të vërteta shpirtërore dhe talentet tuaja të vërteta.Ndjenja për të ofruar diçka që tani mund të bëhet motivimi juaj kryesor do t’ju çojë tek suksesin që kërkoni.

BRICJAPI
Bricjapi, baza mbi të cilën ky muaj do zhvillohet është përvoja, disiplina dhe pjekuria. Sundimtari juaj, Saturni, është në shenjën tuaj. Pra, tani ndiheni të sinkronizuar me natyrën tuaj dhe nevojat tuaja. Ju nuk e ekzagjeroni, nuk kërkoni të pamundurën. Përqendroheni në qëllimet e arritshme dhe arrini të keni sukses. Ju jeni të matur dhe keni arritur të fitoni besim në nivel personal dhe profesional. Ata përreth jush ju besojnë sekretet, ëndrrat e tyre, sepse e dinë se do ta trajtoni këtë informacion delikat në mënyrën e duhur. Nga data 18, Marsi hyn në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë që fitoni dinamizëm dhe energji. Jeta juaj e përditshme bëhet më intensive dhe aktive. Ju mund të përmbushni situatat sfiduese të programit tuaj të përditshëm. Ju gjithashtu ndjeni besim të jashtëzakonshëm, i cili ju jep një force udhëheqëse në çdo fushë. Duke i besuar vetes, ju përmirësoni performancën tuaj të punës, sjellni personin që ju ngjall interes më afër dhe, në përgjithësi, menaxhoni çfarëdo sfide që ju të ndërmerrini. Tregoni durim në datë 2 dhe 31, sepse këtë muaj formohen dy Hëna të plota, një tek Virgjëresha dhe tjetra tek Peshorja. Me qëndrimin tuaj energjik edhe këto ditë nuk do të dorëzoheni.

Parashikimet në dashuri
Gjërat në dashuri mund të shkojnë mirë në pjesën më të madhe të muajit. Nga data 7 deri në 21 Merkuri leviz tek Dashi, duke ju dhënë mundësinë për të diskutuar më partnerin tuaj, pa dyshime dhe tensione. Ju mund të flisni qartë dhe pa frikë për ato që mendoni dhe për të gjetur zgjidhje së bashku. Gjithashtu, një udhëtim këto ditë do të jetë në gjendje të rinovojë marrëdhënien dhe të bëjë që ju të ndiheni më të relaksuar dhe të rifreskuar. Nga data 22 e tutje me Merkurin qe lëviz tek Dashi, është e këshillueshme të shmangen diskutimet rreth çështjeve që shqetësojë ose prekin aspekte të ndjeshme të marrëdhënieve. Ju nuk do të jeni në gjendje të nxjerrni përfundime dhe është më e mundshme që ju dhe partneri juaj të konsumoni energji dhe humor. Pengesat në komunikim do të tejkalohen me humor të mirë.

Parashikimet profesionale
Profesionalisht, avantazhin i këtij muaji janë marrëveshje të reja dhe sipërmarrje të reja. Veçanërisht nëse keni të bëni me tregtinë dhe shitjet, do të jeni në gjendje të bashkëpunoni ose të siguroni vende pune që do të rrisin ndjeshëm të ardhurat tuaja. Lëvizni me maturi dhe mendime të pjekura për të marrë vendimet më të mira përpara se të arrini në një zgjedhje përfundimtare. Hëna e re tek Peshqit ne datën 17 shenon një fillim të ri për ju. Si rezultat, sektori profesional ndikohet shumë. Në përpjekjen tuaj për të prekur ëndrrën, ju jeni të gatshëm të bëni ndryshime të mëdha edhe në karrierën tuaj. Tani është një kohë kur ju nuk keni frikë të bëni hapa të mëdhenj dhe të rëndësishëm pavarësisht shanseve. Nëse besoni në veten tuaj dhe ju e doni forte atë që dëshironi të bëni, mos e mendoni gjatë gjithë kohës.Në financat tuaja, disa çështje që varen nga organet publike mund tju befasi, por disa mbështetje mund tju jepën nga disa burime qe nuk e prisnit.

UJORI
Me Merkurin qe lëviz tek Dashi nga data 7 e tutje, sektori profesional merr ndikime pozitive dhe ju fton për të hapur rrugën për zhvillimet që do të ndodhin në të ardhmen.Ndikojnë tek financat tuaja, të cilat mund të lulëzojnë në masë të madhe në qoftë se bëni lëvizje të zgjuar gjatë kësaj periudhe. Përfitoni nga mundësitë që do ju jepen për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me ata që janë përreth jush. Përmes bashkëpunimeve me ekonominë e duhur do të jeni në gjendje për të parë fitimet tuaja të rritet ndjeshëm që do ju inkurajojë dhe do shihni gjërat më me shumë optimizëm. Lidhur me jetën tuaj të përditshme, mund të ketë disa vështirësi të vogla që do ju duhet të përballeni me dinamizëm. Detyrimet do të jetë të mjaftueshme, sidomos në ditët e dy hënave te plotë tek Virgjëresha dhe Peshorja ne datën 2 dhe 31 përkatesisht. Duhet organizim i mirë për të menaxhuar dhe kontrolluar trazirat që do të krijohet, por për fat të mirë kjo do të jetë e përkohshme. Hëna e re tek Peshqit, ju ndihmon për të bërë profilin tuaj më miqësore për ata rreth jush. Ju fitoni simpatinë dhe pranimin e personave të cilët do ju ndihmojnë me planet tuaja. Ju gjithashtu arrini të qëndroni larg konflikteve dhe pengesave të jetës e përditshme. Kushtoni pak më shumë kohë familjes këtë muaj, sepse fuqia juaj do të vijë nga atje.

Parashikimet në dashuri
Ekziston një medyshje e përgjithshme, por kjo nuk do të thotë gjëra do të jenë keq. Përkundrazi, po hyni në një fazë të kërkimit dhe rindërtimit të brendshëm. Është koha për t’u përballur me frikat më të mëdhaja të marrëdhënieve. Justifikime nuk janë në gjendje tju qetësojnë, kështu që nëse ju nuk gjeni zgjidhje që do ju japin paqe ne mendime nuk do të ndaleni. Kështu, marrëdhënia juaj hyn në një fazë të re, në mënyrë që të zhvillohet në diçka më kuptimplotë. Ndoshta tani është mundësia për të përfunduar diçka që nuk ka kuptim të ekzistojë, sepse ajo nuk ka jetë. Nëse jeni beqar, ju i njihni nevojat tuaja dhe kthehuni në dinamizëm dhe fat për të arritur “DESHIRAT” tuaja Ju do të merreni me të takime të reja që përmbushin pritjet tuaja duke mos shmangur humbjen e kohës

Parashikimet profesionale
Në punë, favorizimi juaj vjen nga pozicioni e ri i Merkurit tek Dashit nga data 7.Ne 22 do të keni nxitje të planeve të punës. Nëpërmjet mbështetjes së njerëzve të duhur ju do të jeni në gjendje të zhvilloheni dhe të aarini në kulmin e saj karrierën tuaj. Pak nga pak, gjërat janë të qarta në lidhje me çështjet që kanë qenë të papërfunduara kohët e fundit. Në financa, do të jeni në gjendje të kërkoni kushte më të mira nëpërmjet dinamizmit që do të keni në komunikimin tuaj. Kushtet më të mira në një partneritet arrihen dhe sjellin më shumë të ardhura. Ju mund të arrijni të merrni rritjen që ju kërkoni apo bonusin për një sukses të jashtëzakonshëm që kishit.

PESHQIT
Fillimi i muajit ju gjen me Merkurin, Afërditën dhe Neptunin në shenjën tuaj. Çfarë do të thotë kjo? Forcë shpirtërore dhe arrini të bëheni një burim energjie për të realizuar çdo mendim.Mendja është më e pastër dhe idetë janë mjaft të forta për t’ju nxjerrë nga vështirësitë që do të hasni. Marrëdhënia juaj personale bëhet prioritet dhe veprimet tuaja tani lëvizin rreth saj. Është një kohë e mirë për të rindërtuar gjërat midis partnerit dhe jush, në mënyrë që boshllëqet të jenë të lidhura dhe tensionet të qetësohen. Harmonia mbush atmosferën që ju rrethon në çdo fushë, por mbi të gjitha ju arrini ta ndiheni ate thellë brenda jush. Në të njëjtën kohë, udhëtimet janë të favorizuara, kështu që nëse keni nevojë të bëni një udhëtim, për arsye pune, është mirë të planifikoni deri në datën 6,ku Merkuri do të jenë në shenjën tuaj. Disa vështirësi priten të ndodhin ne datën2 të muajit me hënën e parë të plotë tek Virgjëresha. Do të ketë një shqetësim në programimin tuaj dhe mund të keni vështirësi në mbajtjen e orareve tuaja. Me hënën e dytë të plotë tek Peshorja ne datën 31, ju bëheni tepër i ndjeshëm dhe reagoni me pasiguri. Në të njëjtën kohë, jeta juaj emocionale është gjithashtu në trazira, kështu që lëvizni me kujdës.

Parashikimet në dashuri
Emocionet këtë muaj përcaktohet nga pozita e Neptunit në shenjën tuaj. Sundimtari juaj ndikon plotësisht tek ju dhe ju kthen në fushën e imagjinatës. Në një mënyrë unike ju arrini të jetoni atë që keni ëndërruar. Momentet e thjeshta me njeriun tuaj kanë kuptim dhe ju e kuptoni se nuk keni nevojë për gjëra të veçanta për të jetuar dashurinë përfundimtare. Ajo që keni është ideale për ju dhe tregoni vlerësimin tuaj.Pra, klima në marrëdhënie bëhet shumë më e mirë. Ka kuptim, komunikim të mirë dhe mbi të gjitha një ndjenjë e pasur dhe serioze. Nëse jeni beqar, tani është një periudhë e mirë për të filluar një marrëdhënie të re. Nëse ka një person në jetën tuaj që ju intereson dhe shihni se lidhja midis jush mund të zhvillohet, mos e ndaloni atë. I lini gjerat të rrjedhin vet dhe nuk do të zhgenjeheni.

Parashikimet profesionale
Në jetën profesionale do të ndieni një favorizim të veçantë në bashkëpunim me Jupiterin që shkon tek Akrepi. Prej datës 9 e tutje vijnë disa shtyrje dhe vonesa në zhvillimet që prisni. Ju nuk keni për të humbur kontrollin. Jepni kohë gjërave dhe së shpejti zhvillimet që prisni do të vijnë. Disa raste që ju prisni për të fituar para do të vonohen pak, pa lënë të kuptohet se ato janë shtyrë për një kohë të pacaktuar. Në përgjithësi, tregoni durim. Nëse nxitoheni, ekziston rreziku i gabimeve katastrofike. Hëna e re në shenjën tuaj ne datën 17, hap një kapitull të ri në jetën tuaj. Ëndrrat tuaja po bëhen gjithnjë e më dinamike dhe kërkoni që zbatimi i tyre të realizohet. Nuk do të vonohet ky moment!