Ndjekësit janë të bindur se mes Luizit dhe Jorit po lind diçka:

74

Boanorët ishte mjaft i vecantë pasi hyrja e saj në reality show erdhi mes një kërcimi.

Mirëpo me vetëm një ditë qëndrim brenda shtëpisë, bukuroshja arriti të trazojë mjaft “ujrat”. Gjatë ditës së sotme, në një diskutim me banorët ku prezente ishte dhe Kiara, Jori i përmendi ish partnerin moderatores, Butrint Imerin.

Si fillim ajo tregoi se pasi të dalin nga BBV, Luizi dhe Armaldo do të nxjerrin një këngë që ka për ti pëlqyer mjaft publikut. Më pas, ajo tregoi se “nuk ka më Butrint, por vetëm Luiz dhe Armaldo”, duke vendosur disi në siklet Kiarën.

Mirëpo ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut në lidhje me Jorin është afrimiteti që ajo ka shfaqur me Luzin. Luizi dhe Jori janë parë gjatë gjithë ditës së sotme mjaft të afërm, madje kjo e fundit veshi dhe disa rroba të këngëtarit. Si për mos të mjaftuar kjo, Luizi i dhuroi dhe një trëndafil Jorit, e cila u pa mjaft e buzëqeshur nga ky veprim.

Megjithëse Luizi mund të jetë duke u përpjekur për të bërë xheloze Kiarën pasi ajo kërceu me balerinin pak ditë më parë, kjo nuk i ndaloi ndjekësit që të fillojnë me aludimet e tyre se mes Luizit dhe Jorit mund të lind dicka më shumë se miqësi.