Çfarë sjell Hëna e plotë në Virgjëreshë për shenjën tënde?

144

Kjo Hënë e re të jep kohën e duhur për të analizuar gjithçka që të rrethon. Mendime kritike dhe shumë situata ku duhet të heqësh dorë dhe shumë reflektime të presin gjatë kësaj faze përmbyllëse, ama është momenti të kuptojmë se çfarë do të sjellë saktësisht për çdo shenjë.

Dashi

Dëshira jote e brendshme për të kuptuar botën përreth e mposht aftësinë tënde për të qenë 100% pjesë e saj, ndaj gjatë kësaj Hëne të plotë, përpiqu të kuptosh situata të ndryshme, njerëzit që janë pjesë e jetës tënde dhe sidomos realitetin. Besoji procesit dhe ec përpara.

Demi

Komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kontrollo tonin e zërit dhe zgjidh një mënyrë të butë të të shprehurit të mendimeve. Do të vëresh se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur. Përdor shakatë, humorin që të karakterizon dhe krijo kontakte me njerëz.

Binjakët

Kjo periudhë rezervon për ty shumë emocione mbi familjen dhe shtëpinë. Krejt papritur do të përjetosh një mori ndjesish dhe ndryshime që mund të të bëjnë merak. Përgatitu për të panjohurën dhe mos humb në mendime! Qëndro në të tashmen që të zgjidhësh çdo problem.

Gaforrja

Një ndër metodat më të mira për të ditur se ç’të shqetëson, është të dëgjosh trupin tënd. Ndalo për një çast dhe mundohu të kuptosh nëse ke ndonjë shqetësim që të bën të mos ndihesh mirë. Kjo periudhë mund të të sjellë disa probleme shëndetësore, të cilat nuk duhet t’i anashkalosh.

Luani

Askush nuk mund ta thyejë vetëbesimin tënd! Mbaje këtë në mend kur të përballesh edhe me gjëra që zakonisht nuk mendon se i zgjidh. Ëndrrat dhe pritshmëritë janë të tuat dhe ke vetëm një detyrë, jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por përgjithmonë: Të njohësh vlerat e tua dhe të mos bësh kompromis me to!

Virgjëresha

Si ndihesh kur je pranë miqve më të mirë? Bukur, sepse gjatë Hënës së plotë do të kalosh më shumë kohë me ta. Miqtë të lejojnë të jesh 100% vetvetja, të bëjnë të flasësh hapur dhe të argëtohesh, ndaj vlerësoji dhe kalo sa më shumë kohë me ta, pasi vërtet e meritojnë!

Peshorja

Një periudhë boshllëku të ka pushtuar, por mos e lejo këtë ndjesi të përhapet kudo. Vëzhgo me kujdes se cilat janë mendimet e tua dhe plotësoja vetes ca dëshira. Je shmangur mjaftueshëm nga mendimet, ndaj, mos ndoshta është momenti ta kuptosh dhe njohësh më mirë veten dhe unin tënd?

Akrepi

“Lamtumira” është një fjalë e hidhur, por është momenti ta thuash. Hiq dorë nga marrëdhëniet që nuk të shërbejnë më dhe bëj hapa të rëndësishëm përpara, në mënyrë që të çlirosh veten nga raportet që prej kohësh, nuk të bëjnë më të lumtur.

Shigjetari

Shigjetar, kush po të pengon ta perceptosh veten dhe lirinë për të njohur njerëzit që të rrethojnë? Falë Jupiterit, e gjithë fuqia dhe aftësia për të menaxhuar idetë e tua do të rritet, ndaj besoje ose jo, do të çudisësh veten dhe të tjerët. Je mëse gati për të eksploruar dhe zbuluar mijëra gjëra të reja, të gjitha fantastike.

Bricjapi

Pjesa më sfiduese e nxënies së njohurive që merr, është se jo gjithmonë janë të sakta. Por, ajo që mund të bësh, është të kërkosh nga burime të ndryshme dhe të informohesh saktë. Idetë e gabuara çojnë në rezultate të gabuara, ndaj kujdes se çfarë përthith. 🙂

Ujori

Sa më fort ta mbash pas vetes një partner, aq më e vështirë do të jetë për të dy që të merrni frymë. Të duhet një ndarje e përkohshme me të, në mënyrë që të marrësh frymë lirisht dhe të mendosh kthjellët. Ndonjëherë, ndihesh aq rehat me dikë, sa nuk i vë re të vërtetat. Në këtë Hënë të plotë, kalo kohë vetëm dhe gjej motivet e duhura.

Peshqit

Mos ndoshta jeta dhe atmosfera në shtëpi po ndikon në mënyrën se si po sillesh me të dashurit e tu? Streset, financat, zhgënjimet, të gjitha të mundojnë, por kjo s’do të thotë që inatet t’i nxjerrësh te njerëzit që s’kanë fare lidhje me situatën. Komuniko siç duhet me ta, shpjegoja ndodhitë dhe mirëprit përqafimet.