Milaim Zeka për Olta Gixharin: Kë quani VIP ju atë që nuk njeh Adem Jasharin

68

Ditën (e hënë) në Big Brother VIP Albania banorët pranuan mesazhe të ndryshme nga fansat përmes aplikacionit ‘Big Love’. Mes tyre, Luiz Ejlli pranoi një mesazh që thuhet se i erdhi nga djali i Bekim Jasharit, Hamëz Jashari.

“Të përshëndesim nga Prekazi her oik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh. Megjithatë, ajo që mori vëmendje ishte aktorja Olta Gixhari e cila në një moment tha: “Çfarë është Prekazi?”.

Kjo bëri që të ketë reagime të shumta në rrjet, e një i tillë nuk mungoi as nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit.

“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tr agjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998”, tha ai.“Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, theksoi më tej ish-deputeti.