Përdoruesit po fshijnë WhatsApp, cili është aplikacioni që po e sfidon, e përdorin Kryeministrat

234

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.

Por me rregullat e reja që ka vendosur, ku përdoruesit janë të detyruar t’i pranojë ose llogaria ju mbyllet, ka bërë që shumë prej tyre të braktisin këtë aplikacion dhe t’i bashkohen një tjetër rrjeti social.

Por cili është aplikacioni që po e sfidon WhatsApp? Bëhet fjalë për “Signal”, një aplikacion i enkriptuar i mesazheve. Së fundmi ka njohur një rritje të ndjeshme të përdoruesve, sidomos pasi WhatsApp njoftoi rregullat e reja të privatësisë.

Sipas këtyre rregullave të reja, përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë ndarjen e të dhënave personale me Facebook, përfshirë edhe numrin e telefonit. Ata që nuk pranojnë këto kushte, nga data 8 Shkurt do t’ju mbyllet llogaria.

Shumë përdorues janë shprehur kundër këtyre rrregullave të reja dhe kanë filluar të përdorin aplikacionin Signal. Madje edhe miliarderi Elon Musk, në një reagim në Twitter, u sugjeroi përdoruesve që të kalojnë në aplikacionin Signal. Ky aplikacion vlerësohet që të jetë mënyra më e sigurt e komunikimit dixhital.

Përdoruesit kanë mundësinë që të fshijnë mesazhet brenda një periudhe të caktuar kohore, nga 1 javë në 5 sekonda. Interesante është edhe fakti që disa anëtarë të qeverisë së Britanisë së Madhe, përfshirë edhe Kryeministrin, po përdorin aplikacionin Signal, raporton “The Sun”./korrieri.al