Hëna e plotë në Peshore në datën 6 do të favorizojë marrëdhëniet gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër, kalimi i Mërkurit në shenjën e Demit ndikon në komunikimin me të tjerët dhe kërkesat ndaj tyre.
Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri shpjegon se vetëm dy ditët e para të javës nuk janë favorizuese, ndërsa përgjatë saj secila prej shenjave do të ketë mundësinë të zgjerojë fushën e veprimit në aspektin që dëshiron.
Dashi – Kjo javë dhe Hëna e plotë përballë jush te Peshorja ju fton të përqendroheni te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Kjo periudhë dhe veçanërisht kjo javë është e përshtatshme të gjeni njeriun tuaj, në jetën personale por njëkohësisht të gjeni bashkëpunëtorin i cili do të ndikojë në zhvillimin dhe në përparimin tuaj. Lini mënjanë dyshimet që keni e planet dhe veproni. Sot e nesër mos bëni bashkëpunime financiare, mos investoni, mos hidhni para. Lërini këto veprime për nga e mërkura e tutje. Pjesa tjetër e javës është favorizuese, mund të gjeni mbështetje ekonomike ose psikologjike, një frymëzim për ju.
Demi – Duhet t’i përvisheni punës, të jeni të përqendruar aty, të mos i bëni bisht punës pasi nëse nuk do jeni të disiplinuar mund t’i jepni të drejtë të tjerëve të flasin dhe diskutojnë rreth jush. Kemi thënë që gjithë kjo periudha është përgatitore për ju deri në datën 20 Prill dhe këto gjëra do i shihni nga fundi i Prillit dhe në Maj. Mërkuri sot kalon në shenjën tuaj sot e nesër. Ka një lidhje jo harmonike me Plutonin ndaj mos kërkoni gjëra nga eprorët, mos ushtroni presioni te partneri ose bashkëpunëtorët dhe mos bëni biseda serioze. Këto mund t’i realizoni nga e enjtja e deri të shtunën. Kalimi i Mërkurit në shenjën tuaj fillon një periudhë ku përmes bisedave e kontakteve mund të realizoni çfarë dëshironi, por duhet të kontrolloni nervozizmin.
Binjakët – Mërkuri, përfaqësuesi juaj kalon te shenja e Demit ndaj komunikimi juaj mund të ngjyroset nga një sentimentalizëm më i theksuar. Do jeni më të menduar, më të mbyllur në vetvete dhe sot e nesër mos i ekzagjeroni gjërat, kontrolloni mendimet tuaja sepse sido të jenë kanë ekzagjerim brenda tyre. Hëna e plotë në datën 6 është shumë e mirë për ju, është erotike, krijon siguri shumë të madhe brenda jush, por që duhet ta keni aq sa duhet sepse nëse tejkalon kufirin prish atmosferën. Nuk përjashtohet mundësia që këtë javë të keni një ndihmë ose bashkëpunim financiar që duhet ta mbani të fshehtë dhe në përgjithësi lëvizjet që do të bëni gjatë periudhës që vijon, nuk është nevoja ta dinë të tjerët. Do të merrni ndihmën e duhur këtë javë, por kujdes me shpenzimet gjatë saj dhe në periudhën që vijon, keni tendencë të shpenzoni më shumë se sa duhet.
Gaforrja – Do të preokupoheni më tepër me veten, me shtëpinë, me familjen dhe këtë duhet të bëni sepse në periudhën që ka kaluar ju ka thithur më tepër karriera, puna ose jeta sociale. Kujdes në mënyrën si trajtoni gjërat sepse Marsi në shenjën tuaj krijon nervozizëm dhe reagoni në mënyrë impulsive apo ndryshe nga herët e tjera dhe nuk e kuptoni. Mërkuri që kalon sot në shenjën e Demit dhe gjatë periudhës që vijon deri më 21 Prill, krijon mundësi të zgjeroni rrjetin social, të dilni e të kaloni bukur me miqtë, të realizoni qëllimet tuaja përmes tyre. Nëse prisnit një përgjigje pozitive sot e nesër nga ajo anë mund të mos ta merrni, por mos kërkoni t’ju bëjnë një nder sepse nuk do të plotësohet. Nga data 5 e tutje bisedoni me bashkëpunëtorin, partnerin dhe merrni vendimin që duhet për përparimin tuaj. Jeni në një fazë shumë të mirë dhe duhet të përfitoni prej saj në karrierën tuaj deri më 16 Maj.
Luani – Do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme, në udhëtime të vogla e të mëdha me qëllim promovimin e punës ose qëllimeve tuaja dhe realizimit. Përqendrohuni më tepër në detajet e këtyre qëllimeve dhe të atyre për të ardhmen, ose një investim që doni të bëni. Kalimi i Mërkurit te Demi që sot e deri më 21 Prill ju vë në qendër të jetës sociale dhe karrierës ndaj kujdes në imazhin që do nxirrni tek të tjerët sepse mund t’u jepni mundësinë t’ju përflasin, sidomos nëse punoni bashkë. Sot e nesër evitoni bisedat dhe marrëveshjet dhe mos besoni të tjerët. Nga e mërkura e tutje favorizohen marrëveshjet në çdo gjë që doni të rregulloni ose zgjidhni. Jeni në një fazë shumë të mirë prandaj veproni gjithë Prillin e deri më 16 Maj.
Virgjëresha – Gjatë kësaj jave do t’ju preokupojnë çështjet financiare dhe jeni në një fazë ku do të gjeni mbështetjen e duhur financiare nga bashkëpunëtori, bashkëshorti, prindërit, gjithsesi favorizohet kjo fushë. Këtë javë do të detyroheni të bëni disa shpenzime më të mëdha që nuk i kishit të planifikuara ose edhe sikur t’i kishit menduar, dilni jashtë planifikimit. Nëse doni të bëni një investim, sigurohuni që keni hetuar dhe bërë mirë planet tuaja dhe do të merrni çfarë keni llogaritur në kokën tuaj. Kalimi i Mërkurit në Dem nga sot e deri më 21 Prill ju jep mundësinë të merrni të dhënat që ju duhen, të bëni plane për të ardhmen, të rregulloni çështjet që kanë të bëjnë me udhëtime, studime dhe një trajnim. Sot e nesër duhet të jeni më të kujdesshëm në lëvizjet tuaja të përditshme, aksidente të vogla, mos merrni makinën kudo sepse nuk përjashtohet mundësia që të merrni ndonjë gjobë.
Peshorja – Jeni të përqendruar në marrëdhënie e bashkëpunime dhe ky është viti juaj deri më 16 Maj sepse përmes tyre do të keni zhvillime në jetën tuaj personale, pra një dasmë, kurorëzim, bashkëjetesë, një njeri të ri në jetën tuaj dhe një zhvillim të mëtejshëm. Hëna e plotë nxjerr më tepër në pah këto aspekte dhe kërkon të bazoheni tek vetja, të evitoni pasigurinë që keni në përgjithësi brenda vetes, të ruani ekuilibrin në marrëdhënie dhe të shmangni konfliktet. Kujdes me pretendimet ndaj të tjerëve sot e nesër dhe me kalimin e Mërkurit te Demi favorizohet fusha ku do të keni ndihmë ekonomike nga të tjerët.
Akrepi – Jeni shumë aktivë gjatë gjithë kësaj periudhe, të ngarkuar dhe me një ankth më shumë se sa duhet. Gjeni këtë javë mënyrën ose periudhën që vijon kohën që të çlodheni dhe të bëni diçka relaksuese për veten sepse në të kundërt do ta gjejë vetë organizmi. Është një periudhë ku keni fitime dhe ndaj nuk hiqni dorë. Jeni duke realizuar një plan dhe kjo ju thith gjithë energjinë. Nga sot e deri më 21 Prill do të keni lajme, zhvillime në lidhje me marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja. Sot e nesër, të lindurit në ditët e para evitoni hyrjen në biseda me bashkëpunëtorët e partnerët që të evitoni konfliktet. Çështjet serioze mund t’i zgjidhni nga e mërkura e në vijim, madje të keni takime shumë të mira në jetën personale ose takime fitimprurëse për punën tuaj.
Shigjetari – Po kaloni një periudhë shumë të bukur në jetën tuaj ku njihni zhvillim, përparim në jetën personale e profesionale. Euforia dhe entuziazmi i tepërt mund të jenë armiq në këtë fazë të jetës suaj. Me Hënën e plotë në datën 6 mund të vini më afër me miq, të merrni ftesa dhe të pranoni të shkoni sepse mund të njihni partnerin apo dikë që do të mbështesë çfarë keni planifikuar. Nëse do kërkoni ndihmë, nuk do të merrni çfarë dëshironi kështu që kujdes me çfarë dhe si e kërkoni. Nga sot e deri më 21 Prill do jeni më të zënë me punën, probleme praktike në të dhe në jetën e përditshme. Nëse gjërat ju duken të vështira, mund t’i lini për nga e mërkura.
Bricjapi – Kjo javë ju fton të vendosni seksin dhe të përqendroheni te karriera dhe jeta sociale. Deri tani kishit suksese në familje, në shtëpi, çështje që kishin të bënin me pronën. Prej kësaj jave dhe në vijim fokusohuni në karrierë dhe jetën sociale. Mos iu përgjigjni provokimeve dhe nervave që mund të hasni nga bashkëpunëtorët apo partnerët në përgjithësi. Nga sot e deri më 21 Prill, ata që janë prindër do jenë më të zënë në çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, të tjerët me një investim apo realizimin e një vepre ose çështjeje dashurie. Sot e nesër mos investoni dhe mos jepni para nëse një nga fëmijët ose dikush jua kërkon sepse pas disa ditësh do të shihni që nuk do të shkojnë gjërat siç duhet.
Ujori – Jeni në një lëvizje të vazhdueshme dhe do të doni t’i arrini të gjitha. Të vraponi për rritjen e të ardhurave, të zgjidhni çështjet familjare ose që kanë të bëjnë me pronën. Në përgjithësi keni një nxitim. Këtë javë horizonte të reja hapen përpara jush dhe ju preokupojnë planet lidhur me të ardhmen. Mos lini të tashmen me qëllimin që të arrini të ardhmen dhe nëse do ju preokupojë kjo e fundit, duhet të shihni detajet në planet tuaja. Disa mund të bëjnë një udhëtim, të tjerë të marrin vendime për të ikur nga vendi i tyre dhe të largohen jashtë shtetit. Nëse ju preokupojnë çështje serioze sot e nesër, zgjidhini nga e mërkura e tutje. Mos iu impononi sot e nesër mendimin tuaj njerëzve të familjes apo të tjerëve.
Peshqit – Në qendër të vëmendjes është sfera financiare, pra fitimet që kishit dhe do të keni. Këtë javë thirreni të jeni korrekt në detyrimet tuaja ndaj të tjerëve. Nëse i keni lënë pas dore, është momenti t’i rregulloni sepse nëse nuk shkoni ju, do të vijnë ata tek ju. Disa mund të hyjnë në një bashkëpunim, por fitimet mund të mos kënaqin pretendimet tuaja. Që sot e deri më 21 Prill do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme me biseda, takime, udhëtime të vogla, flirt, mendime që është periudhë ndihmuese për ju. Sot e nesër kujdes me bisedat me njerëzit e ngushtë, mos hyni në thashetheme dhe kujdes në mesazhet që do dërgoni e merrni sepse mund të krijohen keqkupitme. Nga e mërkura e tutje hapen rrugët./tvklan.