Teksa ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka përfunduar në pranga dhe vijon përballjen me drejtësinë pas videoskandali seksual në zyrë, Partia Socialiste nuk humb kohë. Në selinë rozë kanë filluar përpjekjet për të gjetur një figurë të re e dinjitoze që do të përfaqësoj të parin e qytetit verilindor. Një ndër emrat më të lakuar dhe më potencial konsiderohet ai i prefektit Ali Hallaçi, i cili gëzon respekt dhe reputacion në komunitetin lokal dhe jo vetëm. Kanë qënë të shumtë personalitetet dhe njerëz të thjeshtë të cilët këto ditë kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidaturën e Ali Hallaçi.Ata nuk ngurrojnë të evidentojnë disa nga cilësitë e tij si etikën, dedikimin, dinjitetin, moralin, intelektin, humanizmin. Ali Hallaçi ka përfunduar studimet e Larta në Fakultetin e Filologjisë dhe Shkencave Humane, në Universitetin “JINAN”, Liban, në Tripoli – Republika e Libanit.
Nga viti 2002 -2010 ka qenë Myftiu i Kukësit ,
2014 – Përgjegjës i Departamentit të Jetimëve dhe Ceshtjeve Sociale pranë zyrës së Organizatës Botërore të Ndihmave të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, antare e ECOSOC (Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara UN).
2018 – në vazhdim Përkthyes Ligjor i Gjuhës Arabe pranë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri.
2021-2022 Përkthyes për çështjet e azil-kërkuesve pranë UNHCR (Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) në Shqipëri.
Figura e tij profesionale është me kontribute te shumta ne fushën e humanizmi
Sipas informacioneve data e zgjedhjeve vendore ne Kukes priten te mbahen mes dates 1 Tetor – 7 Tetor