7 lloje djemsh për të cilët duhet të mendoheni dy herë para se të dilni

266

Shpesh vajzat kur njohin një djalë, ndaj të cilit kanë një lloj pëlqimi dhe interesi, ekziston gjithmonë dilema ‘A duhet ta hedh një tjetër hap?’.

Janë dalluar disa lloj tipash, nga të cilët mund t’ju rezultojë ajo që nuk e prisni.

1. Ai që sapo ka dalë nga një lidhje e gjatë

Vetëm se është sërish i disponueshëm, s’do të thotë që është gati për një lidhje të re, aq më tepër nëse ndarja s’ka ardhur për shkak të tij.

Sipas ekspertëve, ata kanë ende punë për të bërë me veten dhe gjasat që të të lëndojnë ty janë më të larta. Duhet të siguroheni që të ketë marrë gjithë kohën e duhur për t’u përfshirë 100% në lidhjen e re.

2. Dominanti

Ai është djali perfekt. Bën palestër dhe të gjitha vajzat çmenden pas tij. Nëse po mendoni se ku është e keqja këtu na lini të vazhdojmë analizën. Ai vërtetë mund të jetë si një “Zeus” i zbritur në tokë por disa gjëra rreth këtij djali do t’ju ngrenë nervat aq keq sa që me siguri do të ngriheni e të ikni pa mbaruar takimi.

Bisedat rreth peshës, muskujve, dhe faktit që edhe ai është i vetëdijshëm rreth të qenit i pashëm kanë për t’ju bërë të mendoni se keni ndryshuar rolet. “Më fal, kush është zonjusha nga ne të dy?”

3. Tradicionali

Ai kërkon nuse për shtëpi. Nëse nga ky takim nuk keni pritshmëritë se do të gjeni burrin me të cilin pas 6 muajsh do të jeni të martuara atëherë mos dilni me një djalë me pikëpamje kaq “tradicionale”.

4. Djali ‘dorë-lëshuar’

Si një djalë xhentil ky nuk do t’ju lërë të fusni dorën në xhep. Tavolinat në zonën “Vip”, restorantet e shtrenjta dhe dhuratat nuk do t’ju mungojnë në rast se vendosni të dilni me të. I vetmi problem është se do t’ju duhet të duroni të gjithë muhabetet e tij lidhur me jetën e shtrenjtë që bën dhe femrat e shumta materialiste që ka takuar të.

5. ‘Çun mamaje’

Nëse “tradicionalisti” kërkon nuse për shtëpi, ky tjetri kërkon nuse për të ëmën. Kështu që nëse nuk e keni problem këtë fakt do t’ju këshillonim që së pari të dilnit me të ëmën e tij, meqë ajo merr vendimet.

6. Djali “i keq”

Sherret me djem të tjerë do të jenë gjithçka që veshët do t’ju dëgjojnë po dolët me një djalë “të keq”.
Nëse jeni natyrë paqësore dhe doni një të dashur me sjellje normale, atëherë ky nuk është aspak ajo që ju po kërkoni.

7. I fiksuari pas punës dhe parave

Të jetë ambicioz është cilësi shumë e rëndësishme dhe e çon përpara raportin në çift, por kjo bëhet shqetësuese nëse nuk ruhet masa dhe kthehet në fiksim. Kjo tipologji mund t’ju sjellë goxha probleme dhe bëni mirë ta dini që prej fillimit.

Ju do ta keni shumë të vështirë ta njihni në aspekte të ndryshme të jetës, nëse gjithçka ai bën është puna./Class