Kiara Tito flet për ndarjen nga Butrinte dhe ç’po ndodh mes saj e Young Zerkës

232

Kiara Tito dhe Butrinti janë përfolur shpesh për një lidhje dashurie.

Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot nga paparaci, shfaqja në vendet e njëjta dhe e fundit pjesëmarrja e Kiarës në këngën e Butrintit “Hajt hajt” kanë treguar të kundërtën.

E ftuar në “Roped ëith Olsi”, Kiara nuk i shpëtoi kësaj pyetje, e cila këtë herë mori edhe nota humori nga Olsi.

“Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja “Pse u ndave?” Kush të tha që u ndamë. Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë. I paske lënë për në fillim këto pyetjet picante”.

Po ashtu, Olsi e ngacmoi edhe rreth zërave që qarkulluan se ajo dhe Young Zerka po dalin së bashku.

Kiara tha gjithçka ishte pjesë e lojës: “Në fakt ajo nisi aty ku ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon. Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë.”