Djali që po i fiton milionat, 1 kg djathë të kësaj kafshe e shet për 1 mijë euro

303

I bardhë, i fortë dhe i pasur në aromë, djathi unik i gomarit, në Serbi, nuk është vetëm i shijshëm por edhe i mirë për shëndetin, thotë Slobodan Simic, prodhues i tij.

Ka vetëm një kleçkë, me një çmim prej 1 mijë eurosh për kilogram, ai mund të jetë djathi më i shtrenjtë në botë. Që nga 2012, Simic dhe ekipi i tij i fermerëve, kanë mjelur gomaricat që jetojnë në rezervuarin natyror në Serbinë Veriore të quajtur Zasavica.

Qumështi i tyre është i ngjashëm me qumështin e gjirit dhe nga Simic konsiderohet si një kurë për një seri sëmundjesh, përfshirë azmën dhe bronshitin.

“Një foshnje, mund ta përdorë këtë qumësht që nga dita e parë e lindjes pa e holluar. Ai është një mrekulli e natyrës”, është shprehur Slobodan Simic.

Mungesa e kërkimeve shkencore e bën të vështirë vlerësimin e të mirave për shëndetin, por qumështi sidoqoftë ka shumë proteina dhe njihet nga OKB si një alternativë e mirë për ata që janë alergjikë nga qumështi i lopëve.

Qumështi i gomaricave ka nivele të ulëta kaseine, një lloj proteine që vepron si një agjent thelbësor në zënien e djathit, ndaj simic, me jo pak krenari thotë se askush tjetër në botë, nuk mundet dhe nuk do të mundet të bëjë ndonjëherë djathë gomarice.

Një pjesëtar i stafit ka zbuluar se sasia e qumështit të gomaricës mund të përzihet me pak qumësht dhie në mënyrë që të prodhohet djathi.

Përzierja ndihmon edhe për faktin se gomaricat prodhojnë më pak se një litër qumësht në ditë, një fraksion i vogël ky krahasuar me 40 litrat që mund të japë një lopë. Ferma shet mes 6 deri në 15 kg djathë në vit, kryesisht të huajve dhe turistëve që e vizitojnë atë.