Çfarë duhet të bëni kur këmbët dhe duart nuk ngrohen asnjëherë

219

Kur gjaku ka vështirësi për të arritur në duar, këmbë, dhe organe të tjera, shfaqen problemet që vijnë nga qarkullimi i gjakut.

Arsyeja për këtë është bllokimi ose ngushtimi i enëve të gjakut, kur venat dhe arteriet kanë trombocite ose janë më të ngushta në ekstremitete.

Ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai.

Disa prej problemeve më të zakonshme janë tensioni i lartë gjakut, probleme me zemrën, gjithashtu edhe probleme më të thjeshta, që i ndiejmë gjatë ditëve të dimrit, këmbë të ftohta dhe duar të ftohta, etj.

Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem.

Ka disa përbërës natyralë të cilët janë veçanërisht të dobishëm, si hudhra, xhenxhefili, piperi dhe brokoli, të cilat rrisin qarkullimin e gjakut.

Në mënyrë që të mos i ndieni shumë të ftohta këmbët dhe duart, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:

– Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë
– Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë
– Mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe ose çaj në ditë
– Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm
– Lëreni duhanin

– Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit
– Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk, si salmon ose arra.
– Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët./shkoder.info