Pe suan aks ident, por nuk e treguan! Makina ku udhëtonte Rama doli nga rruga, flet Dhame: Më gërthiti mua, nuk ke me pune …

300

Presidentja e Federatës së Motoçiklizmit Julinda Dhame, gjatë emisionit “Fol me mua” në Fax News ka treguar një nga momentet e vështira, ku së bashku me Edi Ramën dhe Endri Fugën po udhëtonin drejt Fierit.

Ajo tha se nga shpejtësia e madhe dhe lagështira makina doli jashtë rruge, dhe se është fat që sot janë gjallë pasi ishte një incident që mund të kishte shkuar edhe më keq.

“Ne në kohën e fushatës në 2012 patëm një ngjarje rrugore me makinë edhe rastësisht kryetari i partisë në atë kohë që është edhe tani faktikisht ishte në makinë me ne. Unë kam qenë me Endri Fugën në makinë edhe me dy persona të tjerë dhe kishim shofer një shokun tonë.

Kemi qenë duke shkuar në Fier në një takim elektoral dhe aty po ecte me shpejtësi shumë të madhe, ndërkohë që binte shumë shi dhe makina na nxjerr jashtë rruge dhe shyqyr Zotit ishte fat dhe na ra vetëm goma dhe patëm një problem tjetër, them ishte fat realisht që ne ishim gjallë në atë moment.

Edhe aty filloi të më gërthiste mua Edi Rama se ti e ke fajin se ti bën gara me kta, kta të shofin ty ecin shpejt prej teje edhe domethënë në një farë mënyre mu sul mua sikur isha unë, ndërkohë ishte ai që i thoshte ecim shpejt se jemi vonë edhe unë vetëm qeshja sigurisht edhe i thashë mos fol kshu se duhet ta mësosh makinën, ta dish ti makinën si i jepet pastaj të akuzosh dhe atë vetë që i dha makinës jo më mua që unë isha pasagjere. Mezi e mblodhëm veten, me thënë të drejtën ishte fat shumë i madh për ne. Sot e kësaj dite nuk e di makinën, nuk i jep makinës kshuqë duhet ta mësojë”, tha Dhame.