“Humba djalin që nuk e linda dot vetë”, Myfarete Laze jep lajmin e trishtë (Foto)

281

Këngëtarja e njohur Myfarete Laze përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar humbjen e një prej familjarëve të saj të dashur, dhëndrit të saj.

Laze shkruan se bashkëshorti i vajzës ishte djali që ajo nuk e kishte sjellë në jetë, ndërsa ka lënë pas një vajzë të mitur.

“Natë e trishtë. Humba një pjestar të familjes , shumë të dashur dhe të respektuar. Humba djalin që se linda dot vetë, dhëndrin, babain e mbesës që më bëri gjyshe”, ka shkruar në postim këngëtarja.

Nuk bëhet i ditur shkaku nga se e ka humbur jetën dhëndri i Lazes, i cili sipas miqve të tij ka qenë një inxhinier dhe një familja i shkëlqyer./shkoder.info