Aktori dhe moderatori i mirënjohur Gentian Zenelaj ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në Top Albania Radio ku dha detaje nga eksperienca e tij shumë e vështirë me virusin dhe humbjen e babait.
Teksa intervista zgjati dhe kaloi në tema të tjera, ai nuk ngurroi të hidhte disa thumba për kryeministrin e vendit, Edi Rama për të cilin mendon se ka shumë humor.
Genti theksoi se është mirë të kesh humor dhe të bësh humor, ai thotë se të gjithë mund të bëjnë humor dhe humori bëhet me gjithcka. Është mirë kur i shton nota humori një situate por nuk pranon që pushtetarët të bëjnë humor, për ata është e papranueshme.
Thënë kjo ai mendon se Edi Rama është një humorist i vërtetë, madje më i aftë se vetë aktorët e humorit. Epo… ka raste që ky i joni po na e kalon. Ka atë magjepsjen fantastike të “stand-up komedisë” që mua më lë pa fjalë. Në “stand-up” është “the best” është më i miri. Këto ja them edhe në sy…/shkoder.info