“Më dërgo 1 mijë e 600 euro që të vij në Angli”, Bjondia i bën 40-vjeçarit atë që se priste kurr

282

Një 40-vjeçar është mashtruar nga një vajzë nga Ukraina. Ai e kishte njohur atë me anë të rrjeteve sociale. Më pas vajza me emrin Olga Marchenko i kërkoi ti niste 1600 euro, me pretendimin se ato para i duheshin për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Por 40-vjeçari, i cili quhet Colin ka mbetur i poshtëruar në aeroport sepse Olga nuk erdhi kurrë.

Daily Record raporton: “Colin i kishte blerë biletën për të shkuar në Edinburg, por ajo nuk shkoi. Paratë që ai i kishte dërguar i ka tërhequr në një pikë të “Unionit Western”. Ndërsa 40- vjeçari Colin ka thënë: “Nuk e kuptoj se përse duhet të merrte paratë e mia?! Unë jam thjesht një punëtor. Ajo e dinte se me sa vështirësi i kam fituar unë ato lekë.

Me siguri duhet të ketë pasur një plan. Madje edhe më tha se doonte të martohej me mua. Shpresoj ta arrestojnë sepse nuk dua që dikush tjetër të ketë fatin tim.