“Më Mbyllën në Banjë dhe…” 14-vjeçarja kërkonte ndihmë, historia e saj do t’ju përlotë

221

Me kokën ulur në bankën e saj, mban një laps në dorë dhe bënë sikur shkruan.

Sytë i ka të mbushur me lëng lotësh, por asnjë kokërr lot nuk del prej tyre.

Krenare për të mos u tu rpëruar përpara fëmijëve të tjerë, por e pos htëruar ndaj fyèrjeve dhe tal ljeve të shoqeve dhe shokëve të tjerë të klasës.

Nuk arrin të shikoj në sy as shokun e saj në krah, duket se edhe ai e ka trad htuar besimin e saj.

Ende ajo nuk e di se ai e ka për zemër, por nuk shpreh dot asnjë fjalë se e gjithë klasa do filloj të merret me të.

I pafájshëm në mungesën e guximit të tij, i afrohet shoqes së saj dhe i thotë diçka në vesh: ti je më shumë se kaq, mos e mbaj kokën ulur!

Kjo është historia e Alteas, vajzës adoleshente 14-vjeçare.

Ajo ka edhe tre motra të tjera.

Nuk mund të veshë xhinset e ngushta të modës së fundit, as bluzën modern që i nxjerrë ijët, as këpucët sportive që do i kishte zili çdokush dhe siç ndodh rëndom do t’ia tregonin shoqi-shoqit.

Ajo vjen çdo ditë me të njëjtat këpucë që ka shumë të ngjarë t’i kenë veshur të gjitha motrat.

Me një këmishë të lehtë që ia prek trupin e dobët, imcak, syzet e ngjeshura te sytë, me një bisht të kapur me tel dhe pantallonat e holla që mezi pritën motin të ngrohej, pasi kishin kaluar të gjithë dimrin.

Në këtë moshë të gjithë fëmijët janë në formimin më delikat të vetes.

Ata duan të ndjehen të vlerësuar, të pranuar nga shoqëria, të përjetojnë ndjenjat e tyre të para se janë tërheqës ndaj gjinisë së kundërt.

Duan të kuptojnë se kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri.

Fundja, ata duan të kuptojnë dhe të identifikohen se kush janë.

Të përhùmbur në këtë káos emocional dhe mendor, barriera më e madhe që mund të përjetojnë është mospranimi nga bashkëmoshatarët si i/e barabartë, si një fëmijë i cili ka shumë për të dhënë mes tyre.

Përkundrazi, tal ljet dhe përbùzjet me paraqitjen e saj, ku çdo fjalë që nxjerr nga goja, duket se nuk e kënaq fjalorthin e përditësuar me banalitete pos-moderne të fëmijëve adoleshent sot.

Altea lexon shumë dhe është një femër mjaft inteligjente për moshën e saj.

Nuk ka një televizor modern në shtëpi, por radha që të shikojë ndonjë program është e kufizuar.

Abonimet digjitale janë të shtrenjta për xhepin e familjes së saj.

Për me tepër, do të duhet të ndihmojë familjarët duke kontribuar në shtëpi, pasi gjyshja e sëm urë jeton me ata dhe babai punon gjithë ditën.

Asnjë nga klasa nuk e di se sa herët i duhet Alteas të çohet për të ardhur në shkollë, dhe askush nuk e di se Altea, edhe pse me rroba jo të reja, përpiqet të jetë e pastër duke i larë dhe tharë ato brenda ditës kur është e nevojshme vetëm që të shkojë në shkollë.

Për asnjë rast ajo nuk do ta linte shkollën edhe pse për shoqet e klasës nuk është shumë e mirëpritur.

Duket se mësuesja nuk i ka takuar asnjëherë prindërit e saj.

Nëna punon si në shtëpi dhe jashtë saj si rrobaqepëse.

Një mëngjes pranvere, të gjithë nxënësit mblidhen së bashku për të organizuar një festë me rastin e ditëlindjes së njërës prej shokëve të tyre.

Të gjithë ishin të ftuar që të vinin mbas shkolle në shtëpinë e Elmës.

Askush nuk bëri kujdes që të seleksiononin ndokënd prej shokëve.

Disa mëndje të mbrapshta të djemve të klasës, menduan të mbyllnin Altean në tualetin e shkollës, ndërsa ajo kishte shkuar gjatë orës së fundit.

Altean e preku shumë ky veprim pasi ata (djemtë) nuk bënin shaka të tilla me asnjë nga femrat e tjera të klasës pasi për ato kishin respekt sepse kishin “shtresë e lartë”.

Duke qeshur djemtë u kthyen në klasë dhe nuk pushonin së gajasuri me gjestin e s hëmtuar që i bënë Alteas dhe ia thanë të gjithë klasës me mburrje.

Gasasja zgjati deri sa panë Altean të hyjë në klasë.

Të çuditura, ndaluan së qeshuri, kur panë se mbas saj, ishte drejtori, i cili kishte dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe kishte hapur derën e banjos.

Altea nuk tha asnjë fjalë, nuk nxori asnjë emër edhe pse i kishte njohur zërat e tyre.

Thjesht, u ul në bankë dhe filloi të shkruante me lapsin e saj.

Askush nuk tha më asnjë fjalë, madje as mësuesja e Alteas, përveç pëshpërimës në vesh të shokut të bankës që ia ngrohu zemrën Alteas.

Nuk e di nëse do të guxoja të fa jësoja dikë në këtë histori.

Ndoshta do t’i fa jësoja të gjithë, ndoshta do të më vinte keq për të gjithë.

Me vjen keq që shikoj adoleshentë të cilët kanë modele edukimi ku përjashtimi bën pjesë.

Nuk e di se si veprojnë prindërit me këta fëmijë, por rezultati duket se është shumë delikat.

Hipotetikisht mendoj se edhe ata përjetojnë përb uzje dhe zem ërim në rrethin e tyre familjar.

Gjithë ky zem ërim dhe ur rejtje ndaj të ndryshmes, ndaj asimetrisë që mbars vet jeta, është një shqetësim që buron te vetja, te individi që e përcjell.

Kujdesi do të duhet të jetë i madh, vëmendja e prindërve dhe edukatorëve, mësueseve do të duhet të jetë vigjilente për të shmangur episode apo situata të kësaj natyre që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës së individit.