Njihuni me mbretin që ka 100 gra dhe 500 fëmijë

200

Saakary Yerima Bouba Alioum është mbreti i Maroua në veriun ekstrem të Kamerunit.

Abumbi II, mbreti i 11-të i Maroua-së në Kamerun, ka rreth 100 gra. Ato nuk ishin që të gjitha të tijat në fillim.

Sipas traditës atje, kur një mbret vdes, pasardhësi i tij i trashëgon edhe gratë dhe pastaj martohet me mbretëreshën e tij.

“Mbretëreshat kanë një rol të madh në mbretëri”, thotë Prince Nickson, duke theksuar se varet nga këto gra nëse do ta formësojnë mbretin në rolin e tij mbretëror.

“Prapa çdo burri të suksesshëm duhet të jetë një grua shumë, shumë e suksesshme”, thotë gruaja e tretë e Abumbi, Mbretëresha Constance, transmeton Gazeta Express.

“Tradita jonë kërkon që kur je mbret, gratë e vjetra duhet t’ua përcjellin traditën grave më të reja, dhe gjithashtu t’ia mësojnë traditën edhe mbretit, sepse mbreti ishte princ, jo mbret”.

Pavarësisht faktit se poligamia është e ligjshme në Kamerun, të dhënat tregojnë se ka shumë më pak martesa poligame në kontinentin afrikan, shkruan CNN.

“Gjatë kolonizimit erdhën vlera të reja, ndryshe nga vlerat tradicionale që kishim dhe ky është një konflikt i vazhdueshëm mes vlerave tradicionale dhe atyre moderne perëndimore”, pranon Mbreti Abdumbi II, i cili udhëheq Bafutin prej 47 vitesh.
“Roli im është t’i bashkoj ato, të gjej rrugën përpara kështu që njerëzit të kënaqen me modernizimin pa e shkatërruar kulturën e tyre. Pa kulturë, nuk je qenie njerëzore, je kafshë”, thotë ai.

Duke shkruar për këtë, Soni Methu, prezantues i CNN për ‘Inside Africa’, tha se ky popull nuk ka mbetur në të kaluarën por është duke mbajtur paqe me të tashmen. Mbreti Zofoa nuk mendon se ka mbetur në të kaluarën.

Pavarësisht se ka rreth 100 gra dhe më shumë se 500 fëmijë pas vdekjes së babait të tij, ai e konsideron veten një mbret shumë modern.

“Të udhëheqësh një mbretëri në ditët e sotme të kësaj epoke, duhet të jesh i edukuar për shkak se gjërat janë duke lëvizur shumë shpejt. Siç edhe thoshin, edukimi është dritë, paditura është errësirë”, thotë Mbreti.