Çifti shqiptar niset drejt SHBA-ve, shpallet në kërkim për akuzën e pazakontë

316

Një çift të moshuarish nga Shqipëria janë shpallur në kërkim nga policia e SHBA-ve pasi ishin pjesë e një grupi që ka përfituar në dëm të shtetit të Orange County.

Ata janë pjesë e grupit prej 25 personazh të cilët kanë përfituar ndihma të padrejta publike duke shkaktuar një dëm prej më shumë se 275 mijë dollarësh.

Policia ka arrestuar disa nga ata që e kanë përfituar ndihmën ndërsa çifti shqiptar janë ende në kërkim.

Ata janë Palë dhe Katrine Kronaj, 84 dhe 74 vjeç. Sipas mediave lokale ata kishin udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria për të marrë përfitimet e paligjshme që kapin shifrën e më shumë se 32 mijë dollarëve përmes fondeve publike të ndihmës sociale.

Arrestimet janë bërë mes të hënës dhe të enjtes, tha avokati i qarkut Orange County, David Hoovler.