Nëna shet vajzën e saj 4-vjeçare për 3 mijë euro

247

Një nënë nga Afganistani ka pranuar se ishte e detyruar të shesë vajzën e saj 6-vjeçare, vetëm e vetëm për të përfituar ushqim.

Ajo madje tregoi për CNN se shumë familje në Afganistan e bëjnë diçka të tillë.

Gruaja vendosi të shiste vajzën e saj të vogël Akilën tek një burrë i vjetër.

Çmimi i shitjes sipas saj ishte 3 mijë dollarë, ndërsa deri tani ka marrë vetëm 70 dollarë.

Burri i saj ishte vrarë, ndërsa thekson se e ka bërë këtë gjë për të ushqyer fëmijët e tjerë.

Familja e burrit të moshuar që ka blerë vajzën nga ana tjetër pranon se e ka blerë për t’u martuar, dhe se mosha e vajzës nuk ka rëndësi për ta.

Historia ka shokuar mijëra njerëz në të gjithë botën, teksa këto familje ndihen të pafuqishme përpara çdo zgjidhje tjetër.