Biden iu kërkon amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë: Vetëm 100 ditë!

175

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thënë se do t’iu kërkonte amerikanëve të mbanin maska në 100 ditët e tij të para në detyrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Ai i tha CNN se besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet me Covid-19 nëse çdo amerikan do të kishte një mbulesë fytyre.

Z. Biden gjithashtu tha se ai do të urdhërojë që maska të mbaheshin në të gjitha godinat qeveritare amerikane.

SHBA ka regjistruar 14 milionë raste dhe 275,000 vdekje nga Covid-19.

Në një intervistë me Jake Tapper të CNN, z. Biden tha: “Ditën time të parë inagurimit në detyrë, them se do t’i kërkoj publikut 100 ditë mbajtje maskash. Vetëm 100 ditë me maska jo përgjithmonë. Njëqind ditë.

“Dhe mendoj se do të shohim një ulje të konsiderueshme, pra vaksinat dhe maska për të ulur shifrat në mënyrë të konsiderueshme.”

Ekspertët kushtetues thonë se një President i SHBA nuk ka autoritet ligjor për të urdhëruar amerikanët të mbajnë maska, por z. Biden tha gjatë intervistës se ai dhe Zv.Presidentja e tij Kamala Harris do të jepnin një shembull duke dhuruar maska fytyre.