As mami, as babi: Miriami tregon fjalën e parë që ka thënë Duam

302

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani ka ndarë detaje shumë interesante nga jeta familjare.

E ftuar te “Rudina”, pasditen e djeshme, ajo ka folur edhe për fëmijët e saj, Ameli dhe Duam. Duam erdhi në jetë në janar të këtij viti dhe Miriami zbuloi fjalën e parë që ai ka thënë, ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë.

Këngëtarja tha se fjala e parë e vogëlushit ka qenë “drita” dhe jo mami apo babi.