RRËFlMl I VAJZËS NGA SHKODRA: VJEHRRA IME KA QENË D ASHNORJA E…

266

Një histori e së kaluarës po ndikon në jetën e një çifti të ri. Një vajzë e re thotë se vjehrra e saj ka qenë dikur në një marrëdhënie me dajën e saj, e pikërisht ky fakt sot ka krijuar debate dhe sherre në familjen e saj të re. Kjo është historia e rrëfyer.

“He pra he, se na shajnë ne vajzave të sotme, që lidhemi pa u fejuar. Që dalim e rrimë me djem pa na premtuar këta të fundit se do na marrin.

Na shesin moral nga mëngjesi në darkë, duke nisur nga gjyshet e deri tek nuset e dajave.

Përshëndetje, jam një vajzë qyteti dhe jam 20 vjeçe. Jam e fejuar dhe të fejuarin e kam marrë sipas qejfit tim, domëthëne me dashuri.

Kishim 3 vite të lidhur që në shkollë bashkë, e tani jemi fejuar ka pak muaj.

Ama ka plasur në shtëpinë e të fejuarit sherri. Nga një anë me vjen mirë e më vjen të qesh, se ajo vjehrra ime bën si moralistja më e madhe e botës. Ja urdhëro.

Dikur vjehrra ime, në rininë e saj na paska qenë e dashura e dajës tim të madh. Hahaha. Mua s’më duket ndonjë skandal, se e re ka qenë.

Por skandal i duket vjehrrit tim dhe asaj vetë, sepse e forta ishte kur erdhën këta me pi kafen e fejesës, erdhi normal dhe daja.

U skuqen dhe u nxinë ata që e dinin. Derisa e morëm vesh dhe unë dhe i fejuari.

Ai i shkreti ndihet keq se normal e ka mami.

Por nuk kemi ndër mend të ndahemi, se edhe këto fjalë i kishte hedhur vjehrra ime.

O Zot çfarë situate është krijuar. Unë e ngacmoj dajën tani, ai vetëm qeshën e sa iki tek i fejuari më thonë: Të fala nans’…!

Si mendoni si mund të kalojë kjo situatë? Mua më vjen keq për vjehrrin se është zotëri burrë i shkreti…Tung”, shkruan ajo.