Zv. Ministri Agim Nuhiu merr pjesë në debatin publik për Ligjin për shpifje dhe fyerje

169

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, mori pjesë në debatin publik rreth ndryshimit të Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje.

Z. Nuhiu, ka cekur se këto ndryshime do të jenë me interes për sistemin gjyqësor dhe praktikën gjyqësore.

Debati, sipas zëvendës ministrit Nuhiu, mundëson ndryshime në mënyrë të sjelljes së vendimeve gjyqësore.

Postimi i z. Nuhiu në rrjetin social: Zhvillohet debati publik për ndryshimet e Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. Këto ndryshime do të jenë me interes për sistemin gjyqësor dhe praktikën gjyqësore të vendit tonë duke mundësuar ndryshime në mënyrën e sjelljes së vendimeve gjyqësore!