E paparë, ky është njoftimi më i çuditshëm gjatë pandemisë

302

Një grua nga qyteti Tokat në Turqi ka gjetur formën më origjinale për të ruajtur distancën sociale për shkak të koronavirusit.

Gruaja vendosi në dritaren e shtëpisë së saj një shënim, pas leximit të të cilit askujt nuk do t’i shkonte në mendje që të vepronte ndryshe.

Mediat turke raportojnë se ajo shkruajti në njoftim: Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë.

Kaq ka mjaftuar që fotot e shkrepura të bënin xhiron e rrjetit, ku veprimi i saj ka marrë mjaft pëlqime.