Ansambli Nacional ftohet nga Qeveria e Sharjahit dhe institucioni më i lartë kulturor “ Sharjah Heritage Institute” për tu prezantuar në festivalin prestigjioz “Sharjah Heritage Days”.

167

Kjo ftese ka ardhur në adresë të institucionit falë angazhimit të pandërprerë të sektorit për mardhënje ndërkombëtare dhe sukseseve të ansamblit, posaqërisht gjatë kohës së pandemisë dhe një video-inçizimi sensibilizues që i është dërguar të gjitha ambasadave, edhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe në solidarizim me viktimat e Covid 19 vitin e kaluar. Ky festival “Ditët e trashëgimisë së Sharjahut” ka karakter revial ku do marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota me program specifik.Ansambli ynë ka 18 artistë( vallëtarë dhe orkestër) që kanë përgatitur program ekskluziv me muzikë shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe pika ekskluzive nga tradita e Emirateve Arabe!