Historia e bujkut të mençur dhe Mbretit që përloti botën. Lexojeni dhe do merrni mësimin më të mirë për Jetën

312

Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lëvronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha:

-O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?

– Bujku iu përgjigj:

-Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.

– Mbreti i tha: -Sa merr për punën që bën?

-Katër para për çdo ditë.

– Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto para?
-Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Zotit.

– Mbreti i tha:
-Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj?!…

-Bujku i thotë: Ta shpjegoj unë, o zotëria im: Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time.

Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të shtyrë në moshë dhe nuk munden të punojnë, ndërsa paren që e jap hua është paraja që e shpenzoj për fëmijët e mi. Unë i edukoj, i ushqej, i veshmbath dhe kur plakem do të ma kthejnë huanë, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Zotit është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura.

– Mbreti i tha: -Bravo të qoftë, o njeri. Mbreti i la bujkut një shumë parash dhe shkoi i çuditur nga urtësia e bujkut të thjeshtë.