Diktatori i obsesionuar pas grave: Ka 9000 vetura dhe aeroplan prej ari, pasuria i rritet 150 $ çdo sekondë

231

Me pasuri personale prej rreth prej 28 miliard dollarësh, Sulltani i Bruneit pas udhëheqësit të Tajlandës është monarku i dytë më i pasur në botë. Por këto ditë, ai mund të fitonte vetëm titullin e më të “çmendurit” në botë.

Hassanal Bolkiah këtë vit solli një nga ligjet më të ashpra, sipas të cilit hajdutët do të ndëshkohen me prerje të duarve, ndërkohë që anëtarët e komunitetit LGBT do të vriten me gurë dhe e gjithë kjo sipas ligjit të ri të Sheriatit. Ky veprim ka nxitur publikun ndërkombëtar që të reagojë në mënyrë të ashpër.

Por kush është sundimtari kontravers i Bruneit?

Pasuria e sulltanit rritet për rreth 150 dollarë në sekondë, nga prodhimi i naftës, shkruan portali australian “News”. Brunei ka 415,000 banorë dhe qeveria siguron arsim falas, kujdes shëndetësor, pensione dhe hua me interes të ulët për të blerë shtëpi dhe makina. Nafta është burimi i gjithë pasurisë së vendit. Revista Forbes e ka renditur atë në vendin e pestë në mesin e vendeve më të pasura. Në këtë shtet alkooli është i ndaluar dhe nuk ka jetë të natës apo ndonjë ngjarje kulturore. Ndërsa Sulltani Hassanal Bolkiah dhe vëllezërit e tij Jefri dhe Muhamedi i përmbahen ligjit Islam, të gjithë ata që kundërshtojnë Kur’anin dhe ligjet që ai sapo ka imponuar do të dënohen.

Jeta reale skandaloze e vëllezërve doli në dritë në vitin 2001, kur Jeffrey u detyrua të shiste pronën personale në ankand, pasi ai kishte përdorur thesarin e shtetit. Ai shpenzoi mesatarisht 747,000 dollarë në baza ditore për 10 vjet. 17 miliardë dollarë i harxhoi vetëm për dhuratat e miqve. Vëllai i tretë, Mohamed, pretendonte se është përçmuar nga lakmia e vëllezërve të tij. Por kur Sulltani i dha atij detyrën e rikthimit të ekonomisë që ai dhe Yefri kishin shkatërruar, ai futi në xhep më shumë se 2 miliard dollarë dhe u shkarkua menjëherë.

Në vitin 1997, u raportua për jetën e neveritshme dhe orgjitë në oborrin e Sulltanit. Ish Missi i SHBA-ve, Shannon Marketic, e cila më vonë paditi Sulltanin dhe vëllain e tij Jefrey, doli me akuza të rënda. Në dosjet e gjykatës, ajo pretendonte se Agjencia e Talenteve i siguroi një punë të përditshme prej 3,000 dollarësh në Brunei për ‘shfaqje personale dhe punë promocionale’. Në vend të kësaj, ajo tha se atje e mbajtën atë si skllave seksuale. Ajo duhej të kërcente çdo natë në klubin privat të Sulltanit nga ora 22:00 deri në 3:00 të mëngjesit, ku u trajtua si një prostitutë. Njerëzit thonë se ajo ishte droguar dhe abuzuar, dhe kur më në fund u kthye në Shtetet e Bashkuara, Shannon ngriti padi. Vëllezërit kërkuan imunitet diplomatik dhe sulltani e quajti akuzën “më të keqe se vrasja”. Rasti më vonë u hodh poshtë shkruan New York Post.

Me gjithë ligjin e rreptë të sheriatit, sulltani jeton jashtëzakonisht mirë. Ky 72 vjeçar ka qenë në fron për më shumë se gjysmë shekulli – plot 52 vite, dhe ka miqësi me shumë personalitete të botës, përfshirë Mbretëreshën Elizabeta II dhe bashkëshortin e saj Princin Phillip. Ai njihet si pronar i rreth 9,000 makinave të shtrenjta. Gjithashtu zotëron disa aeroplanë brendësia e të cilëve është mbuluar me ar. Sulltani është me të vërtetë i pakontrollueshëm në shpenzimin e parave, prandaj ai është gati të shpenzojë 35,000 dollarë për të udhëtuar me avion privat tek stilisti i tij i preferuar, i cili do t’i shkurtojë flokët dhe mjekrën. Dhe kjo ndodh një herë në javë. Kur njëherë harroi këpucët e polos, ai shkoi për t’i marrë me helikopter.

Sulltanit sigurisht se i pëlqejnë dasmat, kështu që ai ka organizuar dhe financuar për veten tri të tilla. Sigurisht, se secila kushtoi dhjetëra miliona dollarë. Kur u martua me kushërirën e tij Raja Isteri në vitin 1965, ajo lindi gjashtë fëmijë, prej të cilëve edhe princi i parë Al-Muhtadee. Në Brunei, pra, martesat poligame ishin të ligjshme, kështu që sulltani u martua pastaj në vitin 1982 me Hajah Mariam, e cila punonte si stjuardesë në linjën ajrore. Ishte një vit para se gruaja e tij e parë, Mbretëresha Saleh të lindte fëmijën e saj të gjashtë. Nga Hajahu, ai ishte divorcuar në vitin 2003 dhe deri atëherë kishte katër fëmijë. Por ai së shpejti u martua me drejtoreshën televizive Azrinaz Mazhar, e cila i lindi dy fëmijë të tjerë para se të divorcohej në vitin 2010. Pavarësisht se është babai i dymbëdhjetë fëmijëve, ata janë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për martesat e tyre. Secila prej dasmave të mrekullueshme të pesë fëmijëve të tij zgjati më shumë se një javë dhe secila kushtonte të paktën 10 milionë dollarë.

Është logjike që, si magnat i naftës, sulltani ka një preferenca të mëdha për makina të shpejta dhe luksoze. Mijëra koleksione të veturave përfshijnë më shumë se 500 modele të ndryshme të Mercedes, 450 Ferrari, 380 Bentley, më shumë se 100 Koenigsegg, 21 Lamborghini, 11 Aston Martin, 179 Jaguar dhe 209 BMW. Por ka gjithashtu 600 Rolls Royce, njëra prej të cilave është një limuzinë Silver Spur plotësisht prej ari që përdoret vetëm për dasma. Vlera totale e parkut të makinave është rreth 10 miliardë dollarë.