Skënder Berisha:Kosova vendi më i lumtur në rajon, vlerësim i lumturisë globale

166

Skënder Berisha

Indeksi global i lumturisë globale për 2017-2019, Kosovën e rendit më së larti në lakoren e treguesve të lumturisë, për rajonin. Pra Kosova është e 35-ta.

Kosova për rajonin e Ballkanit, renditet pas Sllovenisë që gjendet në vendin 33, para shteteve si Hungaria vendi 53, Serbia 64, Bosnja e Hercegovina vendi 69, Mali i Zi 72, Greqia 77, Kroacia 79, Maqedonia 90, Bullgaria 96, Shqipëria vendi 105.

Prishtina, renditet qyteti në vendin 127 nga qytetet për lumturi në nivel global si kryeqytet, për efekt pozitiv, në nivel global, Prishtina është e 105-ta.

Po, dikush duhet të turpërohet!

Denoncuesit e shtetit dhe shtetësisë duhet të turpërohen për të këqijat që ia veshin pa të drejtë Republikës tonë. Një vend me krim e korrupsion si cilësi nga të parët e shtetit, e përjashton lumturinë si gjendje të lumtur me parametrat global. Prandaj, as cilësimi nuk qëndron.

Vendet e para ju takojnë shteteve skandinave, e tutje. Për më shumë, lexoni raportin:

https://worldhappiness.report/ed/2020/
https://happiness-report.s3.amazonaws.com/2020/WHR20.pdf