E akuzonte se kishte shkuar me gruan e tij/ Burri nga Kukësi kërcënon dhe i zhvat 12 milionë lekë një 72-vjeçari

364

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës.

Mësohet se një 72-vjeçari i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar që e akuzonte për raporte seksuale me të shoqen.

Sipas BW, 50-vjeçari Agron Nika është arrestuar nga seksioni për hetimin e krimeve të rënda

pasi nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie i ka marrë 72 vjeçarit Feti Gjici rreth 12 mln lekë të vjetra.

Nika akuzonte bashkëqytetarin e tij, 72-vjeçarin Gjici se kishte pasur raporte seksuale me gruan e tij dh

e në këtë mënyrë kishte turpëruar atë dhe fisin e tij dhe në formë shpagimi duhet ta dëmshpërblente duke i dhënë para.