Salih Shala: Një ëndërr dhe amanet po rumbullakesohet!

154

Pas vetem 6 viteve si klub dhe ngritje te jashtezakonshme ne garat Suedeze (duke barazuar rekordin kombetar ne historine 117-vjecare te futbollit Suedez), NFC Iliria neser me ne fund udheton per atdhe.

Perpos nje faze pergaditore ne periferi te Pejes per djemte para garave te ktij viti, na presin shume gjera me te bukura. Klubi emblematik Shqiptar, KF Vëllaznimi i pret Iliret e Stokholmit per nje ndeshje miqesore ne qytetin e Gjakoves dhe poashtu do te nenshkruhet binjakizimi mes dy klubeve qe do te hap shume dyer mes futbollit gjakovar dhe Suedez.

Ky binjakizim mes tjerash mundeson ndihma materialistike ne menyre te perhershme per Vëllaznimin nga Suedia, mundeson daljen me te lehte te talenteve Gjakovar dhe mbarekombetar direkt ne futbollin Suedez permes Ilirise dhe shume gjera tjera qe do te prezantohen te marten.

Kuqezinjet e Gjakoves po bashkohen me kuqezinjet e Stokholmit, ashtu si na ka hije kudo. Shfrytezoj rastin ti falenderoj Edi Luzhen, Lorik Canen, Besnik Gojanin dhe gjithe tjeret qe kan mundesuar kete bashkepunim. Ky eshte vec fillimi!

Gjakovë, pritna 礪