Zëvendës ministri Agim Nuhiu: Të miturit delikuent kanë nevojë për masa edukuese

141

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, ka vizituar sot Shtëpinë Edukative Përmirësuese për të mitur në Tetovë, nga ku ka vlerësuar lartë masat edukuese përmirësuese ndaj të miturve.

Z. Nuhiu, ka theksuar se “drejtësia penale për të mitur gjithnjë po avansohet edhe në vendin tonë!”, duke e ilustruar me foto nga ambientet e kësaj qendre, të publikuar në rrjetin social.

Postimi i plotë i z. Nuhiu:

Në Shtëpinë Edukative Përmirësuese për të mitur në Tetovë kemi 17 të mitur, kryerës të veprave penale ndaj të cilëve po zbatohen masat edukuese përmirësuese!
Drejtësia penale për të mitur gjithnjë po avansohet edhe në vendin tonë!