E FUNDIT: Shqiptarët ndër njerëzit më të lumtur në botë…

191

Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, që e ka përpiluar Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në Gadishullin Ballkanik e ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të. Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.

Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për kor rupsionin. Njerëzit më të lumtur në botë kanë dalë të jenë finlandezët. Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocionale, stresin, ankthin. Ajo që kemi vërejtur është qëndrueshmëria e njerëzve, megjithëse ne jemi akoma në mes të një krize të thellë”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet janë radhitur në vendin e 19. Ndërsa Shqipëria është e 93-ta sa i përket lumturisë së banorëve të saj.