A do martohej me një vajzë shqiptare? Përgjigjet këngëtari grek që merr pjesë në “Kënga Magjike”

223

Christos Vamos është artisti i parë i kategorisë Big International në Kënga Magjike 2021. Ai vjen nga Greqia me këngën e titulluar “To Noumero mou”. Po përpara se të performonte këngën e tij, stafi i Kënga Magjike kishte rezervuar një pyetje mjaft interesante nga mikesha e tij Maria Kiou, e cila vitin e shkuar ishte po ashtu pjesë e këtij festivali. Ajo e pyeti Christos nëse do të ishte i hapur për t’u martuar me një vajzë shqiptare.

Maria Kiou: Mirëmbrëma Christos! Mirëmbrëma Kënga Magjike! Dhe sigurisht i dashuri im Arditi, të cilit i dërgoj shumë puthje, që më jep mundësinë të komunikoj me ju. Kjo gjë më zgjon kujtimet nga momentet e bukura që më bëtë të jetoja me ju. Më bëtë të dashuroj shtetin tuaj dhe të dua ta vizitoj përsëri. Dhe është në planet e mira të para që do të zbatoj menjëherë sa të qetësohet pak situata. Të pyes meqenëse nuk të kemi sistemuar akoma këtu në Greqi: Çmendim ke për mundësinë e një martese me një vajzë nga Shqipëria?

Christos Vamos: Përse jo. Asnjëherë si dihet, unë jam i hapur të më duan e të dua.