Tea dhe Andi të lidhur prej vitesh? Shqipja këmbëngul dhe gjen “prova”

373

Dje ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj publikoi një foto në Instastory që ngjalli shumë debat në rrjet. Shqipja pretendonte se në foto ishte Andi dhe Tea.

Mirëpo shumë shpejt rrjeti zbuloi se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani.

Megjithatë Shqipja është e sigurt se në foto është Tea dhe ka bërë një tjetër postim ku krahason veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas.

“Po jua them dhe një fjalë te veshi. Natën”, shkruan Shqipja.

Pas publikimit të kësaj fotoje, mbrëmë reagoi edhe autorja e emisionit Olsa Muhameti, e cila i bëri thirrje që ndjekësve të “Përputhen”, të mos alarmohen, teksa kishte dhe dy fjalë për Shqipen: “Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje!”.

“Qetësohuni! Qetësohuni! Thjesht fals alarm. Nesër kemi një super shoë, super takim, nuk do e prish për fals alarmi. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, se çfarë ka ndodhur,

kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me vete: Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje! Programi djeshëm ka shkuar prapë 1 milion (shkel syrin) Ciao”, shprehet Olsa/shkoder.info