Aktorja shqiptare e pranon shtatzaninë: Po i bëj të dyja do ndjek edhe karrierën do krijoj dhe familjen time

355

Është përfolur gjatë në lidhje me aktoren e ‘Klanifornisë’ Eliona Pitarka së fundmi. Shkak u bë barku i fryrë të cilin aktorja është munduar ta mbuljë me fustane të gjëra.

Por së fundmi Elona e ka konfirmuar vetë. Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren dhe aktorja tha se po i bën të dyja.

”E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”, u përgjigj Eliona duke konfirmuar keshtu lajmin e shtatzenise dhe se ajo po krijon familje.

E pyetur se kur do e tregojë partnerin, Eliona tha se është shumë e lumtur në privatësinë e saj dhe ndoshta kurrë nuk do e bëjë publik.