A duhet të vaksinoheni ju që e keni kaluar koronavirusin? Ja si përgjigjet mjeku i njohur

167

Teksa prej ditësh në Shqipëria ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë, një nga pyetjet më të rëndësishme të ngritura është, a duhet të kryejnë vaksinën personat që e kanë kaluar koronavirusin?

Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

“Kemi të paktën dy organe të rëndësishme shtetërore, si AIFA e Italisë dhe instituti Robert Koch i Gjermanisë që rekomandojnë moskryerjen e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19, ndërsa më pas kryerja vetëm e një doze sepse mjafton për të dhënë rikujtesën ndaj virusit, ndërsa doza e dytë nuk është e nevojshme.

Ky është rekomandimi nga këto dy institucione të rëndësishme”.