NDËRTESAT MË TË ÇUDITSHME NË BOTË, MIJRA NJERËZ KURIOZË PËR T’I VIZITUAR

186

Në të gjithë botën ka disa ndërtesa të cilat jo vetëm janë ndër më të bukurat, por edhe shumë të çuditshme.

Ato madje llogariten sot si kryeveprat e njerëzimit, vepra të vërteta të arkitekturës, që çdo vit lënë mijra vizitorë pa fjalë.

Dhe nuk po flasim këtu vetëm për dëshmitë e më ndjellëse të artistëve të mëdhenj të shekujve të kaluar, por edhe për mrekullit e ndërtuar në epokën e tanishme.

Shembuj këto të shkëlqyer vazhdon të mahnisë me veprat madhështore dhe mbreslënëse.

Këto janë 9 nga strukturat më të çuditshme në botë.

1.Krzywy Domek

Ky është emri i tij orgjinal dhe nënkupton “shtëpi e shtrembëer’.

Arsyeja është shumë e kuptueshme, sapo e sheh ndërtesën të duket e frikshme për tu jetuar.

Kjo ndërtesë është në Poloni, në zemrën e një qyteti të vogël bregdetar të quajtur Sopot.

Struktura, e ndërtuar në vitin 2004 është pjesë e një qëndre tregëtare dhe është vepër e dy arkitektëve polakë të cilët u frymëzuan nga dizenjot e çuditshme të Jan Marcin Szancer dhe Per Dahlberg.

2. La Casa do Penedo

Në pamje të parë kjo ndërtesë të lë përshtypjen e një shtëpie parahistorike.

Casa do Penedo, I zhytur në bimësinë e Portugalisë veriore, u ndërtua në vitet ’70 me katër gurë gjigandë që e bëjnë atë një strukturë me të vërtetë të veçantë.

Prej kohësh ajo është kthyer në një atraksion për njerëzit.

Brenda saj ka relike të asaj kohe.

3. Upside Down House

Përgjatë Clifton Hill, një shëtitje panoramike magjepsëse, shumë pranë Ujvarave të Niagarës.

Kjo mrekulli gjendet në qytetin Kanadez të Niagara Falls dhe domethënia e saj fjalë për fjalë është “shtëpi me kokë poshtë”.

Është një ndërtesë e përmbysur, e tillë që të trullos sapo e sheh.

Duhet të kesh guxim dhe të jesh pak I ‘krisur’ për të hyrë brenda saj.

Brenda saj edhe orenditë janë të përmbysura aq sa të krijohet ndjesia se je duke ecur me kokë poshtë.

4. Dancing House

Nëse flasim për ndërtesa të Çuditshme është e pamundur të mos përmendësh Dancin Houese në Pragë.

Emri I saj është “Shtëpia e vallëzimit” dhe sotështë shtëpia e zyrave Kombëtare Hollandeze, e kthyer pjesërisht dhe në hotel.

“Shtëpia e vallëzimit” është vepër e arkitektit kroat vlado Milunic, I cili bashkëpunoi me kanadezin Frank Gehry, për të krijuar këtë ndërtesë që I ngjan tmerrësisht një çifti që synon të vallëzojë.

Nuk është për tu habitur që kjo strukturë në fillim u quajt Fred dge Ginger, për nder të dy vallëtarëve historikë, Fred Astaire dhe Ginger Rogers.

 

5. Ray and Maria Stata Center

Një tjetër vepër e arkitektit kanadez Frank Gehry , ndodhet ne Kembrixh, Massachusetts.

Është pjesë e kompleksit MIT dhe po flasim pikërisht për qendrën Ray and maria Stata Center.

Ajo ndodhet pikërisht në vendin kur dikur ishte laboratoti historic I Rrezatimit.

Brenda ka auditorë, zyra dhe laboratorë, por edhe zbulime reale që tregojnë të kaluarën e universitetit prestigjoz amerikan.

 

6. Lou Ruvo Center for Brain Health, Las Vegas

Vijmë tani tek qëndra Lou Ruvo për Shëndetin e Trurit.

Një qendër prestigjoze neurologjike në Las Vegas.

Edhe kjo vepër e Frank Gehry.

Sapo hedh sytë sheh një ndërtesë që të duket sikur nga momenti në moment do të shkrihet përpara syve tanë.

Por sapo kapërceni pragun e saj çdo gjë I kthehet normalitetit.

Këtu, pacientët që vuajnë nga sëmundje të tilla si: Alzhemieri, skleroza e shumfishtë dhe çregullimet e kujtesën mund të gjejnë trajtimet më të fundit dhe një qasje gjithëpërfshirëse terapeutike.

7. Ambuluwawa Tower

Në pesiazhin e bukur, të paprishur të Udapalatha, zemra e gjelbër e Sri Lanka, ngrihet madhështore kulla Ambuluwawa Tower.

Kulmi I tij I bardhë dallohet mes gjithë bimësisë përreth dhe nga gati 50 metra e lartë ofron panoramë magjepsëse.

Kjo ndërtesë ka një rëndësi të fortë shpirtërore, duke qenë një vend I shenjtë multi-fetar.

 

8. Hang Nga House, Vietnam

Shtëpia e çuditshme Hang Nga House, pak metra larg qytetit të Da Lat në Vietnam.

I ngjan një peme gjigande në të cilën janë vendosur element të ndryshëm arkitektonikë si shpella dhe dritare në forma të çuditshme.

Ideja ishte të harmonizohej struktura me mjedisin përreth, të egër dhe të pa ndotur.

Sot ndërtesa përdret si hotel dhe përmban 10 dhoma, ku në secilën dhomë, arredimi ka si tematikë kafshët e ndryshme.

 

9. Museum of Tomorrow, Rio de Janeiro

Mbrrijmë më në fund tek ndërtesa e bukur e në Rio de Janiero.

Mund të admirojmë këtu “muzeun e shkëlqyer të së nesërmes”, Museum of Tomorrow.

Kjo ndërtesë është projektuar nga spanjolli Santiago Calatrava dhe është inaguruar në vitin 2015-të.

Është e rrethuar nga kopshte dhe pishina që pasqyrojnë format e saj të çuditshme.

Brenda ka një muze të arteve dhe shkencave, I cili adreson problemet e vështira të ndryshimit të klimës dhe degradimit të mjedisit.

Përkthyer nga All News