A do të nxirret Basha me forcë nga selia? Përgjigjet Berisha: Shpirtin e tij e shiti vetë, pa foltoren do të qëndronte rehat edhe 80 vite në opozitë

101

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për media se kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të vijë në 11 Dhjetor në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ia vetë.

I pyetur nëse kryedemokrati nuk e njeh këtë Kuvend, Berisha u shpreh se nëse ia nuk vjen, përjashton veten nga  Kuvendi dhe jo nga partia. Sipas Berishës nëse nuk do të ishte për “foltoren”, Basha do të preferonte të qëndronte edhe 80 vite të tjera në opozitë.

Pyetje: Nëse Basha nuk njeh vendimin për Kuvendin?

Berisha: Revolucioni paqësor do të jetë I dhjetëra miërha qytetarëve, do të merrtet më pengmarrësin dhe pengun.Bash duhet të vijë më datën 11 në Kuvend, nëse nuk vjen përjashton veten nga Kuvendi dhe jo partia. Paralajmërimi përe ramën është shumë i fortë: mos luaj me pluralizmin.Rama e shtyri në verbëri. Ai e shtyn në idenë e kopjes. Përgjegjësi kryesor ështrë Rama dhe pengu i tij do të marrë përgjigje. Ky akt do të bashkojë edhe më shumë demokratë, jam i sigurtë. Nuk asgjë që mund të pengojë misionet e demokratëve.

Pyetje: A po shkojmë drejt një skenari për nxjerrjen me forcë të Bashës nga selia?

Berisha: Ajo që po bën anëtarësia e PD, po i përmbahet me rigorizitet statutit. Mendësia e pengut dhe frika e tmeri gjeri në palcë, i shtyn ata në qëndrime absurde, verbëri politike. Kuvendi mbahet me datë 11. Nuk janë delegatët që provokuan se ju e keni pa zemërimin që shpërtheu në shtator ndaj kryetarit. Jeni dëshmitarë apo jo. Demokratët vendosën të flasin me firmën e tyre. Përpjekja e Lulzim Bashës është banale, qesharake, e pabesë, e pashpresë, të gjitha llojet e epiteteve.

Pyetje: A keni koment për një deklaratë që Basha ka thënë se këtë që po bëni ju e ka bërë vetëm Vuçiç në Kosovë dhe Dodik në Bosnje.

Berisha: Peng-kryetarit i them që shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja dhe jo e demokratëve. Nuk janë demokratët kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori e gjer sot i ndryrë brenda katër mureve. Nuk ke takuar dot anëtarët. Po të mos ishte Fokltorja, do preferonte të rrinte 80 vite në opozitë.