A duhet që LSI të bëjë një koalicion me Berishën për zgjedhjet e pjesshme vendore? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

122

Presidenti Ilir Meta sërish ka zgjedhur të qëndrojë i distancuar nga mënyra se si partitë opozitare po përgatiten për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Kreu i Shtetit, gjatë një interviste në emisionin “Quo Vadis” është pyetur nëse LSI duhet të bëjë një koalicion me Berishën për t’u futur në zgjedhje.

Meta shprehet se këto janë çështje që i takojnë vetëm LSI-së dhe aktorëve të tjerë që të zgjedhin se si do të pozicionohen.

“Këto janë çështje që i takojnë LSI-së dhe gjithë aktorëve të tjerë se si do vendosen dhe të pozicionohen. Për mua duhet të jetë proces shembullor. Qytetarët të kuptojnë që vota është forca e tyre e vërtetë dhe të zgjedhin me dinjitet. Ajo është forca e lëvizjet kudo. Përmes këtyre zgjedhjeve të nisim një proces të vendosjes së integritetit të votës së lirë që mund të na ndihmojë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Nuk më pëlqen të hyjë në debat me sikur, sepse nuk jam një politikan që vepron në mënyrë të tillë” – tha Meta.