A e bëjnë çiçin pulat?

161

Disa kuriozitete fantastike mbi pulat. Nëse keni përvoja të ndryshme në lidhje me këtë argument, na tregoni në komente.

1.Pulat kanë memorje, arrijnë të bëjnë dallimin midis më shumë se 100 fytyrave të ndryshme të njerëzve ose të kafshëve. Studime shkencore konfirmojnë që memorja është pika e fortë e tyre.

2.Pulat e shikojnë botën me ngjyra, si njerëzit. Studimet shkencore tregojnë se nëse njerëzit kanë tre kone në sy për dallimin e ngjyrave (e kuqe, jeshile dhe blu), pulat janë të pajisura me 4 kone, kanë një specifik për ngjyrën vjollcë. (valët e shkurtra ) dhe madje kanë një kon-specifik të dyfishtë për identifikimin e objekteve në lëvizje.

3.Pulat shohin ëndrra. Nuk është arritur të zbulohet çfarë lloji ëndrrash, prandaj ngelet një hije dyshimi.

4.Në botë ka më shumë se 25 miliardë pula. Nga studimi rezulton se më shumë se 12 miliardë jetojnë nëpër ferma të mëdha. Pra, duhet të ketë po aq shumë jashtë këtyre “qendrave të paraburgimit”

5.Pulave u pëlqen të luajnë. Kjo gjë nuk është e konfirmuar por ato sigurisht që janë kafshë kurioze dhe u pëlqen të luajnë (si macet për shembull)

6.Klloçkat komunikojnë me zogjtë e tyre edhe kur janë brenda vezës. E pakonfirmuar nga studimet por është vënë re një sjellje e tillë e klloçkave.

7.Klloçka i kthen vezët deri në 50 herë në ditë për t’i ngrohur ato në mënyrë të barabartë dhe për të parandaluar që embrioni që formon zogun e ardhshëm të mbetet i bashkangjitur në membranën e brendshme të lëvozhgës.

8.Veza më e madhe në botë, deri tani, peshon 225 gram (duke marrë parasysh se pesha mesatare e një veze normale është rreth 60 gram)

9.Veza më e vogël në botë, është një vezë me një diametër rreth 1 centimetër, me gjerësi sa një kapak birre.

10.Frika ndaj pulave (dhe shpendëve të tjerë) quhet Alectorofobia (nga alektorís latinisht që do të thotë “pula”). Personi që ka këtë fobi, ka frikë nga pulat si qenie të liga dhe djallëzore, të gatshme për të sulmuar njerëzit në çdo kohë. Dy regjisorë të mëdhenj filmash; Alfred Hitchcock dhe Werner Herzog, vuanin nga alektorofobia.

11.Çdo vit në botë, 58 miliardë pula theren për qëllime ushqimore. Rreth tetë për çdo qenie njerëzore në Tokë.

12.Pulat jetojnë nga 5 deri në 11 vjet. Pula më e vjetër në botë është 16 vjeç. Ka raste kur disa persona kanë thënë se pula e tyre ka rrojtur edhe 22 vjet.

13.Sipas shkencëtarëve, pulat u zbutën rreth 8,000 vjet më parë, në lindje të Luginës së Indit rreth 2500 vjet para Krishtit.

14.Pulat kanë më shumë kocka në qafë sesa gjirafat. Gjirafa, pavarësisht se ka një qafë shumë të gjatë, ka 7 rruaza, si të gjithë gjitarët. Pula, si të gjithë shpendët dhe zogjtë e tjerë, ka një numër më të lartë të rruazave vertebrale (mes 13 dhe 25)

15.Pulat vuajnë. Ato vuajnë edhe për njëra tjetrën. Gjatë një eksperimenti mungesa e papritur e një ekzemplari perceptohet menjëherë nga pulat e tjera dhe fillojnë ta kërkojnë duke lëshuar një kakarisje të veçantë.

16.Zemra e pulës rreh më shumë se 300 herë në minutë. Meqë jemi këtu, po ju japim, për krahasim, disa të dhëna për numrin e rrahjeve në minutë të kafshëve të tjera: breshka: 6; elefanti: 30; lopa: 65; derri: 70; balena: 80; qeni: 90; macja: 150; lepuri: 205; miu: 450; kolibri: 600.

17.A bëjnë çiçin pulat? Jo. Pulat i nxjerrin jashtëqitjet nëpërmjet glasës. Nuk ka pulë në botë që të bëjë çiçin. Ashtu si zogjtë e tjerë, pulat nuk munden të kryejnë një funksion të tillë, pasi ato e nxjerrin amoniakun në formën e acidit urik përmes jashtëqitjeve të tyre, ndryshe nga gjitarët.