A ekeni ditur se Tërfili êshtë bima e fatit” Simbolika e shenjtë e katér fletshit”

326

Edhe pse e njohur më tepër për kuptimin e saj simbolik, lulja e tërfilit gëzon po aq karakteristika sa lulet e tjera. Diversiteti më i lartë gjendet në Hemisferën e Veriut, edhe pse Amerika e Jugut dhe Afrika janë vendbanime të po së njëjtës bimë.

Jetëgjatësia e tërfilit varion nga dy vjet, në një vit. Tipike e tërfilit është gjethja trifletëshe, e cila çel lule të vogël të kuqe, lejla, të bardhë ose të verdhë, duke bërë që kjo bimë të dallojë nga lloje të tjera të përngjashme.

Simbolika më e njohur lidhet në mënyrë të hershme me Irlandën.

Sipas legjendave, Shën Patriku ndërsa përpiqej të kthente irlandezët në të krishterë, përdorte tërfilin për të shpjeguar trininë e shenjtë me secilën fletë që përfaqësonte Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Por në fakt, irlandezët, asokohe besonin se këto tre gjethe që qëndrojnë gjithnjë bashkë janë tre elemente të rëndësishëm për njeriun: besim, shpresë dhe dashuri.

Por, ndodh që ka edhe gjethe të katërt, e cila është padiskutim fat.

Mendohet se me katër fletë ishte tërfili që Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se të dëbohej për shkak të mëkatit të mollës së famshme.

Ndoshta nuk do ta besoni, por kjo bimë ka një festë: ajo mbahet ne 17 mars dhe njihet si dita e Shën Patrikut, por në të vërtetë gjithçka lidhet me simbolet dhe kuptimet që dhuron trefletëshi.

E konsideruar si shenjë fati, kjo lule i dhurohet njerëzve më të dashur, ose iu vendoset të vegjëlve në kokën e djepit, tipike kjo e disa vendeve në Shqipëri.

Besohet se katër gjethet e tij përfaqësojnë katër drejtimet në jetë, por dhe katër elemente shumë të dëshiruara nga njeriu: suksesi, dashuria, shëndeti dhe fati.

Mos u çuditni kur e shihni këtë simbol të ndërthurur me patkoin, tërfili dhe patkoi, janë simbolet e fatit, të cilat mund t’ia dhuroni personave tuaj më të dashur, aq sa shpesh u qëndiset të vegjëlve në jakën e veshjeve të tyre.

Keltët e lashtë nderuan tërfilin për shkak të trinitetit të gjetheve të tij, por nga ana tjetër është konsideruar si një burim ushqimi për bagëtinë, duke i dhënë kësaj bime atributet e bollëkut, simbol i cili shpesh gjendet në hyrjet e shtëpive të fermave.

Po ashtu në shumë vende kuptimi i trefleteshit lidhet me pjellorinë, kjo pasi si bimë ka një jetëgjatësi të konsiderueshme.

Nëse ju shfaqet në ëndrra, simbolika e tij ka të bëjë me rritjen e të ardhurave dhe fitimeve, përmirësim të shëndetit dhe arritje në karrierë.

Kjo lidhet kryesisht për shkak të ngjyrës së saj, pasi jeshilja në ëndrra lidhet edhe me mirëqenien./sot.com