Kur bëhet fjalë për ushqimin dhe shëndetin, një temë që përflitet shumë është qumështi. Produktet e qumështit etiketohen përgjëgëse për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Ne jemi specia e vetme që pimë qumështin e një kafshe tjetër dhe e vetmja që vazhdon ta bëjë këtë edhe në moshë të rritur. Konsumi i qumështit është shumë i zakonshëm në disa kultura dhe aspak i zakonshëm në të tjera. Disa njerëz besojnë se konsumi i rregullt i qumështit pas foshnjërisë është i panatyrshëm ose që qumështi i lopës duhet të jetë vetëm për viçat. Por në përgjithësi, çfarë është “e natyrshme” ose “e panatyrshme” mbetet e paqartë. Ne bëjmë shumë gjëra të shëndetshme që mund të mos duken shumë të natyrshme.
A është qumështi i dëmshëm për shëndetin?
Në të vërtetë ka disa arsye se pse nuk duhet të konsumoni qumësht. Të tilla si ndonjë alergji e mundshme ose problemet që ai mund të shkaktojë në sistemin tretës. Por nëse trupi juaj e toleron, qumështi është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese dhe mund të keni disa përfitime shëndetësore prej tij.