“A është kaq injorante Kiara?”/ Ish-banori i BB VIP:
Pirro Beati ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij të “Instagram”-it. Ish-banori i “Big Brother VIP2” ka lënë një link ku mund t’i dërgonin pyetje në mënyrë anonime dhe ai iu është përgjigjur.
E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe për banorët.
“A është kaq budalle dhe injorante Kiara sa po e shohim të gjithë apo më shumë pres përgjigje”, i ka shkruar dikush dhe Beati ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.
“Jo nuk është budallaqe, thjesht këtë karakter ka, të qetë. Po mbase ndonjëherë ngarkohet më shumë seç duhet”, i kthehet ish-banori i BB VIP.
“Brenda më dukeshe ndryshe, jashtë bigut je tip mendjemadh”, i ka shkruar një fans dhe Pirro i përgjigjet:
“Hahata s’jam mendjemadh në qoftë se më flet! Thjesht jam serioz”.
Gjithashtu kishte nga ata fansa që e komplimentonin për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe i shkruanin se ‘i ka kënaqur’.