A janë vërtet miq? Fifi: Në shoqëri xhelozoj më shumë se sa në lidhje

50

Skenat e xhelozisë kanë qenë të shumta prej Fifit kundrejt Granitit.

Edhe pse dyshja kanë vendosur të mbesin vetëm miq, prap xhelozia e tepërt e Fifit i lë vendin shpesh herë pretendimeve të banorëve se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Në një diskutim lidhur me këtë çështje Fifi zgjedh të sqarojë njëherë e mirë për banorët dhe publikun gjithë qendrimin e saj në këtë marrëdhënie.

‘’Kemi vendosur të jemi vetëm shok, por duhet ta kuptoni që unë në shoqëri jam shumë herë më xheloze sesa në një lidhje’’,- tha ajo.