A mund të jetë makeup-i shkaktari i akneve?!

84

Përgjigjja e shkurtër për pyetjen “A mund të lyhem nëse kam akne?” është – po, por grimi duhet zgjedhur me kujdes!

A shkaktojnë vetë produktet kozmetike akne?

Disa prej tyre mund aktojnë akne. Kur kjo ndodh, ju zhvilloni një lloj akneje të quajtur acne cosmetica.

Si ta kuptoni nëse aknet po shkaktohen nga grimi?

 

Nëse keni akne nga grimi, ka të ngjarë të keni gunga të vogla në fytyrë. Këto gunga zakonisht shfaqen në faqe, mjekër ose ballë. Shumë gra zhvillojnë pika të bardha që ngrihen pak mbi lëkurën e tyre. Mund të vëreni edhe disa puçrra.

Acne cosmetica mund të marrin kohë për t’u shfaqur. Mund të duhen nga disa ditë deri në 6 muaj. Kjo vonesë mund ta bëjë të vështirë për të parë një lidhje midis akneve dhe grimit që e shkakton atë. Ndërsa shihni njolla të reja, ju mund t’i trajtoni aknet dhe më pas t’i mbuloni me grim që shkaktojnë akne. Vazhdimi i përdorimit të grimit çon në një cikël të pafund të acarimeve.

Dermatologët nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë thonë se është në rregull që pacientët me akne të përdorin grim. Çelësi është të zgjidhni produkte që nuk shkaktojnë akne dhe të keni një rutinë kujdesi specifike për lëkurën tuaj.

Disa këshilla:

– Zgjidhni produktet me kujdes.

– Kontrolloni etiketat e produkteve.

– Kërkoni për shkrimet: oil-free, non-comedogenic etj.

– Lani fytyrën dy herë në ditë me një pastrues të butë dhe pasi të keni mbaruar çdo aktivitet që ju bën të djersiteni.

– Aplikojeni makeup-in butësisht.

– Në mbrëmje, bëjini fytyrës pastrim të dyfishtë: Mbani mend se shpesh, aknet shkaktohen nga mungesa e duhur e pastrimit të makeup-it dhe jo nga vetë makeup-i.

– Pastroni furçat e grimit çdo javë dhe sigurohuni t’i përdorni vetëm ju!

– Trajtoni aknet: Konsultohuni me një ekspert.

Burimi: Akademia Amerikane e Dermatologjisë