A mund t’i besosh sërish një partneri që të ka tradhtuar një herë?

163

Ju keni shumë të drejtë të jeni mosbesues ndaj dikujt që ka tradhtuar një herëdhe ky reflektim edhe sipas një studimi të publikuar në Archives of Sexual Behavior.

Studiuesit kanë survejuar persona në marrëdhënie afatgjatë, për historikun e tyre të tradhtive. Mes atyre që kishin qenë jobesnikë në marrëdhëniet e mëparshme, 30 për qind kishin tradhtuar edhe partnerët aktualë. Kjo, krahasuar me vetëm 13 për qind të atyre që nuk i kishin tradhtuar kurrë partnerët e mëparshëm. Ky raport qëndron si për burrat, ashtu dhe për gratë dhe mbështetet edhe nga studime të mëparshme. Studiuesit kanë arritur në atë që e etiketojnë “efekti prag.”

Kur tradhton një herë, të kryesh sërish një akt të tillë, mund të duket si diçka jo shumë e madhe, thotë bashkautori i studimit, Frank Dattilio, psikolog klinik në Allentoën. Por kjo nuk do të thotë që tradhtarët nuk mund ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Duhet kujtuar që plot 70 për qind e atyre që kishin tradhtuar në të shkuarën, ishin besnikë në marrëdhëniet aktuale.

E po si ta dish që një tradhtari tani mund t’i besohet?

Flisni me partnerin për tradhtinë – si kur e ka kryer ndaj jush, apo ndaj dikujt tjetër dhe shikoni si do të reagojë, thotë Dattilio. Nëse partneri e kalon atë temë dhe sillet sikur nuk keni të drejtë të preokupoheni për të, mund të keni arsye për t’u shqetësuar, thotë ai. Kjo është një shenjë që partneri nuk e vlerëson shumë besnikërinë. Por nëse partneri tregohet i hapur për çfarë ka ndodhur, pranon që ishte një gabim i tmerrshëm dhe duket sinqerisht i thyer nga kjo arsye, atëherë mund ta dini që e merr tradhtinë aq seriozisht sa ju, thotë Dattilio. Dhe ju keni një arsye të fortë për ta besuar sërish.class