Adriana Matoshi shfaqet me veshje kombëtare

133

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë pjesë e projekteve të ndryshme kinematografike.Angazhimi i saj politik si deputete e Kuvendit të Kosovës nuk e ka lënë atë anash nga profesioni i saj bazë.

Adriana tashmë ka nisur xhirimet e sezonit të dytë të serialit “Sha je be tu folën”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm në sezonin e tij të parë.

Në një nga eposidet e radhës, Matoshi duket se ka pasur për detyrë që të shpëerfaqë anën e saj patriotike.Kjo pasi ajo u pa me veshje me motive kombëtare në xhirimet e episodit të radhës të serialit.

Ka qenë vet aktorja dhe deputetja e VV-së ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video, ku shihet ndër të tjerash me tirq dhe jelekun tradicional të burrave shqiptarë.

Ajomadje publikoi edhe një video shumë interesante në TikTok, ku shihej duke bërë gjeste në studion e grimeres Sellma, ndërkohë që kishte të veshura të njëjtat rroba kombëtare. /Telegrafi/asutimes.com